Jonuz Musliu mirëpriti, shefin e zyrës ndëridhëse në Beograd, Valdet Sadiku
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, u takua me shefin e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.Sadiku theksoi se përmes partneritetit, bashkëpunimit dhe dialogut obligimet e ndërmarra mund të i kryejmë padyshim.
Gjithsesi theksoi se duhet veprohet konform rrjedhave rajonale dhe se vetëm forcimi i bashkëpunimit, mirëkuptimi i situatës politike mund të zgjidhë çështjet e pazgjidhura
Kryetari Musliu e falënderoi për vizitën që po i bënë Luginës së Preshevës dhe se është shumë e rëndësishme që shteti i Kosovës po luan një rol aktiv sa i përket shqiptarëve të kësaj treve.
“Tashmë, jo vetëm me vizitat e Ambasadorit Sadiku, por edhe të zyrtarëve të lartë të Republikës së Kosovës po konfirmojnë kujdesin e shtuar ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe po avancojmë përmes bashkëpunimit konkret e që për qëllim kanë zgjidhjen e çështjeve nga të cilat shqiptarët e këtushëm po mbahen peng si dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, theksoi Musliu./Titulli.com/