Shtyhet afati për bursa, veç shkollave të Luginës futen edhe të Leskocit e Vranjës
Lokale

Shtyhet afati për bursa, veç shkollave të Luginës futen edhe të Leskocit e Vranjës

15.Oct.2014 17:08
0

Trupi Koordinues ka ndryshuar konkursin e saj të hapur më 29 shtator, ku përveç shtyrjes së afatit nga 17 në 24 tetor, të drejtë aplikimi i ka dhënë edhe nxënësve nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që këtë vit shkollor arsimin e mesëm e vazhdojnë në shkollat e Vranjës dhe Leskocit.

Konkursi i Shërbimit të Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, për periudhën e vitit shkollor 2014/2015, i shpallur më 02 tetor 2014, në gazetën Politika, ndryshohet si në vijim:

PIKA I - NUMRI I PËRDORUESVE DHE KUSHTET E KONKURSIT – ndryshohet si në vijim pasusi i katërt:

 „Bursat i ndahen nxënësve të cilët vitin shkollor 2014/2015 e ndjekin në territorin e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës, Leskocit dhe Vranjës dhe kanë vendbanim në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.“

PIKA II - DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PARAQITJE NË KONKURS – ndryshohet si vijim pasusi i katërt:

 „Vërtetimin të cilin e vërteton shkolla në të cilën nxënësi e ndjek mësimin, me të dhënat e obliguara rreth regjistrimit në njërat nga vitet e shkollës së mesme për vitin shkollor 2014/2015, në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit, Medvegjës, Leskocit dhe Vrajës, suksesin e arritur në vitin e kaluar dhe të dhënurën se kur nxënësi për herë të parë e ka regjistruar vitin në shkollën e mesme (formulari i Shërbimit të Trupit Koordinues me numër 2)

PIKA III - AFATI PËR PARAQITJE DHE DORËZIMIN E DOKUMENTAVE – ndryshohet si në vijim pasusi i parë:

„Afati për paraqitje në konkurs është deri më 24 tetor 2014, deri në ora 15:30.“

Konkursi i shpallur për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për periudhën e vitit shkollor 2014/2015, në të gjitha pikat tjerat mbetet i vlefshëm.

Më 29 shtator ky organ i Qeverisë së Serbisë i formuar enkas për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, hapi konkursin në të cilin, përveç nxënësve që vijojnë mësimin dhe kanë vendbanim në këto komuna, nuk parashihte ndarje të bursave edhe për nxënës të kësaj komune që mësimin e zhvillojnë në ndonjë komunë tjetër.

Vlen theksuar se një numër i mirë i nxënësve të Malësisë së Bujanocit që këtë vit kanë përfunduar arsimin fillor në vendlindje dhe më pas shkollimin e kanë vazhduar në Gjilan, nuk do të mund të jenë përfitues të këtij konkursi të Trupit Koordinues./Titulli.com/

Informimi në Luginë, politika dhe pavarësia
Serbia proteston, Ambasadorit Boçka ia dorëzon demarshin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration