Informimi në Luginë, politika dhe pavarësia
Lokale

Informimi në Luginë, politika dhe pavarësia

15.Oct.2014 13:01
0
Informimi në Luginë është sfidë në vete, vlerësojnë njerëz të medias nga komunat Bujanoc e Preshevë.

Në Luginë të Preshevës, gjegjësisht në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë katër Televizione, dy në Preshevë (Radio Televizioni Publik “Presheva” dhe TV “Aldi” Privat), dy në Bujanoc (Radio Televizioni Publik “Bujanoci” dhe TV “Spektri”, Privat), Radio “Ema” Bujanoc, Radio “Medvegja” në Medvegjë, Revista shqiptare “Nacionali” si dhe dhjetë portale informative.

Përveç mediave, funksionojnë edhe dy shoqata të gazetarëve, “Asosaconi i Medieve të Pavarura të Luginës së Preshevës” dhe “Unioni i Gazetarëve të Luginës së Preshevës”.

Edhe përskaj numrit të madh të mediave, shtrohet pyetja si është gjendja e informimit shqip në Luginë të Preshevës, a është ajo e saktë, e pavarur dhe profesionale?

Baki Rexhepi, gazetar ndër vite si dhe kryetar i komisionit për informim nga Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), ku dhe del revista “Nacionali”, konsideron se gjendja e informimit shqip në Luginën e Preshevës është si asnjëherë më keq.

Kjo për arsye se profesioni gazetaresk kuptohet si element biznesi e jo informimi dhe si mision human e i drejtë.

“Fatkeqësisht mediet themelues të së cilave janë Kuvendet Komunale, nuk kanë asnjë profesionistë edhe nëse ndonjë individ ka përfunduar shkollimin adekuat të paktën praktikisht nuk duken të tillë. Servilizmi, nënshtrimi, frika nga largimi prej vendit të punës dhe mos guximi ka bërë që punëtorët e këtyre  medieve, po i quaj kështu sepse më duket shumë ti quaj gazetar, e kanë vetizoluar profesionin dhe si të tillë nuk janë në gjendje të bëjnë punë e vet. Nga ana tjetër mediumet e pavarura apo më mirë thënë private, funksionojnë me metodën e “karotës dhe kërbaçit”, metodë kjo e cila shpesh funksionon në raport me pushtetarët për të siguruar mbijetesën”, thekson Rexhepi, raporton Titulli.

I të njëtit mendim është dhe drejtori i Radio Televizionit “Spektri” në Bujanoc Jeton Ismaili, i cili thotë se në Luginë kurrë më shumë media e gazetarë, e kurrë më pak kualitet e profesionalizëm nuk ka pasur.

“Gjendja e informimit nuk dallon aspak nga ajo në politikë, ekonomi, arsim, etj, që do të thotë se është e mjerë. E gjithë kjo është pasojë e një tranzicioni i cili tek ne po zgjatë paksa më shumë, jetën së cilit për fat të keq po i’a zgjasim edhe vet ne”, shprehet Ismaili.

Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Luginës së Preshevës, Valon Gashi gazetar me profesion, thotë se këto mediume (në Luginë të Preshevës) në vend se të japin kontribut të konsiderueshëm komunikimi dhe të njohjes së mirë midis njerëzve nacionalitetesh të ndryshme, si dhe sjelljen e një frymë realiste në zgjidhjen e problemeve aktuale në këto hapësira, ato rreken se kujt të i bëjnë më shumë publicitet për të arritur kapital.

 

Si mund të dali gazetaria nga kjo situatë, cilat janë planet? 

Mendimi i Baki Rexhepit është se për informim të mirë, plani duhet nis nga individi që merret me këtë profesion, që të informoj drejt, të krijoj rrjetë të besueshëm dhe të transmetoj lajme të verifikuara. Të heq dorë nga interesat e ngushta, të mos bijë pre e politikës dhe politikanëve ditorë, si dhe të ketë parësor interesin e përgjithshëm nacional.

“Tani që po vjen koha  privatizimit të medieve “shtetërore”, gjë që gjatë kohë është pritur, dëshiroj të besoj se liderët nuk do të derdhin lot krokodili për  humbjen e këtyre mediumeve dhe mbetjen të papunë dhjetëra punëtorëve. Formimi i një mediumi regjional, angazhimi në të i njerëzve të  profesionit, sigurimi i buxhetit të rregullt nga tri komunat dhe nga KKSH, mos përzierja e politikës e aq më pak e biznesit, do të mund të siguronte një informim më cilësorë dhe besoj të pavarur”, shprehet Rexhepi.

Ndërsa Jeton Ismaili mendon se në radhë të parë duhet të vihet rend në sferën e informimit ku shteti në të cilin jetojmë si duket përfundimisht është i orientuar edhe për reformat mediale, si një ndër parakushtet drejt rrugës për në BE.

“Me gjasë, së shpejti do të eliminohet konkurrenca jolojale dhe se me këtë  gazetarët profesionistë do të kenë perspektivë në ushtrimin e profesionit të tyre. Kur janë në pyetje televizionet, këtu procesi i dixhitalizimit do ti dalloj qartazi ata të cilët do të shfaqen përsëri  në dritën e ekranit dhe ata të cilët nuk mund të mbijetojnë si pasojë e qasjes aksidentale në një profesion të gabuar. Edhe gazetarët që pretendojnë të merren me media online duhet që ti nënshtrohen një përgjegjësie ligjore, e jo si deri më tash ku ka mundur të shkruaj gjithkush e gjithcka”.

Valon Gashi potencon se për realizimin e qëllimeve themelore informative, mediumet e pakicave kombëtare, qoftë ato të shkruara apo elektronike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duhet patjetër të kenë orientime të caktuara.

“Ndikimi i politikës në media dhe i grupeve të interesit është evident, por çështja tani është si të dilet nga kjo gjendje dhe gazetaret e Luginës duhet të jenë së paku të unifikuar mes tyre dhe ta ngrisim zërin për të drejtat tona dhe për objektivitetin e raportimit plasuar në opinion. Për këtë duhet një unitet ku ata të mbështeten”, ka përfunduar Gashi./Titulli.com/

 

Lirim Jakupi të enjten në gjykatë
Shtyhet afati për bursa, veç shkollave të Luginës futen edhe të Leskocit e Vranjës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration