Shtyhet afati për bursa, veç shkollave të Luginës futen edhe të Leskocit e Vranjës
Trupi Koordinues ka ndryshuar konkursin e saj të hapur më 29 shtator, ku përveç shtyrjes së afatit nga 17 në 24 tetor, të drejtë aplikimi i ka dhënë edhe nxënësve nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që këtë vit shkollor arsimin e mesëm e vazhdojnë në shkollat e Vranjës dhe Leskocit.
Konkursi i Shërbimit të Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, për periudhën e vitit shkollor 2014/2015, i shpallur më 02 tetor 2014, në gazetën Politika, ndryshohet si në vijim:
PIKA I - NUMRI I PËRDORUESVE DHE KUSHTET E KONKURSIT – ndryshohet si në vijim pasusi i katërt:
„Bursat i ndahen nxënësve të cilët vitin shkollor 2014/2015 e ndjekin në territorin e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës, Leskocit dhe Vranjës dhe kanë vendbanim në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.“
PIKA II - DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PARAQITJE NË KONKURS – ndryshohet si vijim pasusi i katërt:
„Vërtetimin të cilin e vërteton shkolla në të cilën nxënësi e ndjek mësimin, me të dhënat e obliguara rreth regjistrimit në njërat nga vitet e shkollës së mesme për vitin shkollor 2014/2015, në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit, Medvegjës, Leskocit dhe Vrajës, suksesin e arritur në vitin e kaluar dhe të dhënurën se kur nxënësi për herë të parë e ka regjistruar vitin në shkollën e mesme (formulari i Shërbimit të Trupit Koordinues me numër 2)“
PIKA III - AFATI PËR PARAQITJE DHE DORËZIMIN E DOKUMENTAVE – ndryshohet si në vijim pasusi i parë:
„Afati për paraqitje në konkurs është deri më 24 tetor 2014, deri në ora 15:30.“
Konkursi i shpallur për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për periudhën e vitit shkollor 2014/2015, në të gjitha pikat tjerat mbetet i vlefshëm.
Më 29 shtator ky organ i Qeverisë së Serbisë i formuar enkas për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, hapi konkursin në të cilin, përveç nxënësve që vijojnë mësimin dhe kanë vendbanim në këto komuna, nuk parashihte ndarje të bursave edhe për nxënës të kësaj komune që mësimin e zhvillojnë në ndonjë komunë tjetër.
Vlen theksuar se një numër i mirë i nxënësve të Malësisë së Bujanocit që këtë vit kanë përfunduar arsimin fillor në vendlindje dhe më pas shkollimin e kanë vazhduar në Gjilan, nuk do të mund të jenë përfitues të këtij konkursi të Trupit Koordinues./Titulli.com/