Lokale
Shqiptarët e Luginës nuk po integrohen në sistemin tonë politik
Kryetari i Partisë Liberale Demokratike, Ҫedomir Jovanoviç në një intervistë për televizionin kombëtarë në Serbi “Prva” ka folur për qëllimin e koalicionit me një grupë të boshnjakeve në Sanxhak dhe për integrimin e shqiptarëve brenda sistemi politik në Serbi.
“Në listën tonë zgjedhore kemi 30 kandidatë të komunitetit boshnjak nga Sanxahku dhe ky vend ka përfaqësuesit e vet në pushtetin republikan që nga viti 2000 mirëpo nde ekziston problem i papunësisë”, deklaroi Jovanoviç.
Jovanoviç shtoi se boshnjakët e kanë vendin në parlamentin e Serbisë, ndërsa me shqiptarët e Luginës nuk mundë të pajtohen.
“Më vjen keq që nuk mundë të bisedojë me shqiptarët e Luginës dhe t’i integrojmë në sistemin tonë politik”, ka shtuar Jovanoviç.
Sipas tij boshnjakët e kanë vendin në parlamentin e Serbisë dhe së bashku të punojmë për të zhvilluar vendin./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!