Lokale
Modeli i Sllovenisë për pakicat në Serbi
Liderët politik shqiptarë në tryezën e Preshevës, kanë kërkuar që të drejtat e pakicave në serbi të jenë konform konventave ndërkombëtare, ose hiq më pak se serbët në Kosovë.
Avancimi i politikave të pakicave në Serbi ka qenë temë diskutimi në tryezën e rrumbullakët në të cilën kanë folur kryetari i komunës së Presheva Ragmi Mustafa , kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviç, Komisari i Lartë i OSBE –së për pakica nacionale Haga Aleksandar Hug, sekretari shtetërorë në Ministrinë e Drejtësisë në Serbi, Nedja Jovanoviç si dhe përfaqësues të tjerë shqiptarë.
Në këtë tryezë të mbajtur të martën në Preshevë, me theks të veçantë është diskutuar për marrëdhëniet ndër etnike në Jug të Serbisë, ku Komisari për pakica nacionale pranë OSBE Aleksandër Hug në këtë debat ka prezantuar modelin e Ljublanës , i cili përmban 7 kapituj për qasje më të mirë dhe integrim të pakicave në Serbi.
Ndërsa kryetar i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka thënë se në këto takime janë trajtuar të gjitha çështjet që i preokupojnë shqiptarët e Luginës, duke kërkuar zgjidhje adekuate . Kryetari Mustafa ka kërkuar që shqiptarët ti gëzojnë të drejtat sipas konventave ndërkombëtare edhe atë si serbët në Kosovë.
Edhe kryetari i PVD dhe deputeti Riza Halimi ka këmbëngul që të drejtat e shqiptarëve duhet të realizohen sa më shpejt dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Tryeza e rrumbullakët “ Politika e pakicave në Serbi- dhe hapat drejt integrimit” përveç Preshevës do të mbahet edhe në dy qytete tjera të Serbisë, në Novi Pazar dhe Vojvodinë.
Në përfundim të këtyre tryezave do të prezantohen edhe rezultatet dhe kërkesat e pakicave në Serbi./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!