Lokale
“Geox” që iku nga Bujanoci, në mars fillon ndërtimin e fabrikës në Vranjë
Në një ceremoni modeste në Vranjë u shënua përfundimi i projektit kryesor për ndërtimin e fabrikës “Geox” në territorin e komunës së Vranjës.
Procesverbali i dorëzimit të projektit , i cili ka disa mijëra faqe, u nënshkruajt nga kryetari i Vranjës Zoran Antiq, në prani të Gajtan Paulilo, drejtorit financiar të “Technic Develpment Vranje”.
Bëhet fjalë për një dokumentacion voluminoz, në të cilin punuan zyra projektuese “Qyteti” dhe grupi i projektuesve italian.
“Projekti kryesor është kryer, ndërsa vetëqeverisja lokale në një afat sa më të shkurt të mundshëm do të jap lejen për ndërtim. Presim që i tërë procesi të përfundojë deri më 26 shkurt dhe në fillim të muajit mars të fillojë ndërtimi i fabrikës. Ky projekt është shumë me rëndësi për tërë qytetin pasi kapacitetet e reja donë të thonë edhe hapja të vendeve të reja të punës. Gjithashtu, kjo nënkupton edhe ardhjen e investitorëve tjerë, që për ne është prioritet”, është shprehur kryetari Antiq.
Vlen theksuar se pikërisht kompania për prodhimin e këpucëve “Geox” nga Italia, para se investimin ta kalonte në Vranjë, ishte interesuar që të hapë një fabrikë edhe në Bujanoc.
Mirëpo situata e brishtë që atë kohë mbretëronte në komunat Bujanoc e Preshevë, protestave pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së nga Presheva, detyroi këtë investitor të kalojë në Vranjë, ku tani sipas kryetarit të Vranjës, hapja e fabrikës italiane do të mundësoj edhe hapjen e qindra vendeve të reja të punës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!