Shqipëria përkrah vetëm Listën unike zgjedhore e jo njëpartiake
Lokale

Shqipëria përkrah vetëm Listën unike zgjedhore e jo njëpartiake

14.Feb.2014 22:37
0
Në orët e mbrëmjes të së premtes, në Tiranë është zhvilluar një takim midis, Ditmir Bushatit, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë dhe delegacionit nga Lugina, në përbërje: Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit, Ragmi Mustafa,kryetar i komunës së Preshevës, Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Nacional dhe Riza Halimi, deputet popullor. Biseda, e cila isjhte mjaft e hapur, në tërësi i’u është kushtuar zgjedhjeve parlamentare të Republikës së Serbisë dhe reflektimit të tyre në Luginë të Preshevës. Pasi u njoftua me qëndrimet e palëve rreth këtyre zgjedhjeve, diplomati shqiptar propozoi që të merret në konsideratë qëndrimi i shumicës së subjekteve politike shqiptare të Luginës. Sipas një njoftimi të lëshuar nga zyra për informim e kryetarit të komunës së Bujanocit "Shqipëria zyrtare mbanë qëndrimin për pjesëmarrje në zgjedhje parlamentare, z.Bushati propozoi që të krijohet Lista e përbashkët zgjedhore, ndrësa bartës i saj të jetë një kandidat i propozuar nga 6 partitë politike, të cilat kanë krijuar bllokun e tyre, duke dal me qëndrim për mospjesëmarrje në zgjedhje". "Kategorikisht kundër këtij propozimi të diplomatit shqiptar ishte Riza Halimi, kryetar i PVD-së, i cili tha se ky subjekt vetëm se ka nisur procedurat rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare dhe se kthim mbrapa nuk ka. Duke e parë qëndrimin e prerë të z.Halimi, Nagip Arifi, kryetar i Bujanocit dhe Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës, të cilët në takim prezantonin edhe subjektet tjera që morën pjesë në takimin e së shtunës, në Preshevë, u deklaruan se nuk mund të jenë tërë kohën peng i PVD-së dhe se nuk është e udhës që vetëm ajo të jetë e para, kur kihet parasysh edhe fakti se ajo nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së trupit elektoral në Luginë të Preshevës", thuhet në njoftim. Pasi që PVD, përmes Riza Halimit, nuk ndrroi qëndrimin e saj, kjo shtrëngoi edhe Nagip Arifin dh Ragmi Mustafën të mos ndrrojnë qëndrimin për mospjesëmarrje në zgjedhje. "Kjo situatë, e krijuar në takim, e zhgënjeu ministrin Bushati i cili decidivisht u shpreh se Shqipëria nuk përkah qëndrime individuale të subjekteve politike të Luginës për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamenmtare por vetëm ato të cilat janë unike", përfundon njoftimi zyrtar i komunës së Bujanocit. Shërbimi për informim i kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit
Luginë: E vërteta rreth bojkotimit të zgjedhjeve?
Siç shkuan edhe kthehen!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration