Luginë: E vërteta rreth bojkotimit të zgjedhjeve?
Lokale

Luginë: E vërteta rreth bojkotimit të zgjedhjeve?

15.Feb.2014 10:40
0
Shumë subjekte politike shqiptare që veprojnë  në Bujanoc e Preshevë ishin pro pjesëmarrjes në zgjedhjet, disa madje këtë e vendosën edhe në mbledhjet e Kryesive së partive të tyre. Pse këto subjekte tani bojkotojnë zgjedhjet Parlamentare  që do të mbahen në Serbi? Deri para mbledhjes së fundit mes krerëve të subjekteve politike shqiptare, shumë parti, për mos thënë të gjithë, ishin pro pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare. Gjithçka ndërroi brenda 24 orëve, nga pro në kundër. Pse kjo? Të gjitha partitë kishin marrë qëndrim për pjesëmarrje në zgjedhje, me përjashtim të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) të Ragmi Mustafës, që njëherit ishte çelësi i prishjes së marrëveshjes në heshtje, që mbizotëronte mes bllokut i përbërë prej Partisë Demokratike (PD), Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD), Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH), Bashkimit Demokratik të Luginës (BDL) si dhe Rilindjes Demokratike (RD). takimi-lideret-presheve-1 Burimet e Titullit të konfirmuara disa herë flasin se këto subjekte me përjashtim të PDSH-së, ishin pro pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare, dhe kundër bojkotimit të tyre, deri në momentin e fundit kur edhe u “dorëzuan” në konferencën e së shtunës të mbajtur në Preshevë. Pse vendosën të bojkotojnë zgjedhjet? Partitë tashmë të njohura për opinionin që dolën publikisht kundër zgjedhjeve Parlamentare nuk u ndien të sigurta pa PDSH-në për t’i hyrë kësaj gare për deputet, dhe jo se këtë e bëjnë për patriotizëm, siç trumbetojnë disa. Një problematik tjetër mes bllokut tashmë bojkotues ishte kandidati që do të ishte i denjë dhe konsensual për postin e deputetit. Thënë më një fjalë, PDSH i mori në “qafë” të gjitha subjektet që deri dje ishin pro zgjedhjeve Parlamentare. Loja e Riza Halimit Deputeti me përvojë arriti të luajë një lojë të shkëlqyeshme, duke dal në opinion me deklarata se subjekti i tij ende nuk ka vendosur, përderisa partia e tij po punonte për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Mirëpo, këtë nuk e nuhatën si duhet liderët tjerë të Luginës që për dy takime në Preshevë, në tavolinë kishin politikanin me përvojë, e i cili arriti që vendimin e partisë së tij ta prolongojë deri në atë masë sa liderët tjerë ti besojnë dhe të dalin me qëndrim të prerë se janë për bojkot, duke menduar se një gjë të tillë do ta bënte edhe partia e Riza Halimit, Partia për Veprim Demokratik (PVD). Loja e filluar i doli ndryshe, PVD vendosi të marrë pjesë në këto zgjedhje pas mbledhjes së mbajtur në Kuvendin e këtij subjekti. [caption id="attachment_107656" align="aligncenter" width="640"]Foto nga facebooku (punoi V.Arifi) Foto nga facebooku (punoi V.Arifi)[/caption] Më mirë këtë “lojë” alla Messi e tregon edhe fotografia e shpërndarë në rrjetin social facebook (fotomontazh), ku deputeti Halimi ia hapë rrugën kryetarit të degës së PVD-së në Bujanoc, Shaip Kamberit, që të shënojë një gol, të cilin sigurisht se do ta transmetonte edhe Eurosporti, si goli i vitit. Bushati takim me liderët Një tentim i fundit për të dalë së bashku në këto zgjedhje e bëri të premten në mbrëmje Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, mirëpo pa sukses. Ai takoi katër liderët e Luginës, deputetin Riza Halimi, kryetarët Nagip Arifi e Ragmi Mustafa si dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqirin, të cilët nuk arriti ti bëjë në një mendje për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhje. Tashmë kur PVD ka filluar procesin e grumbullimit të nënshkrimeve dhe nga ana tjetër ka marrë mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, pse duhet t’i lut bojkotuesit, që deri dje në tavolinë kishin plakun e mençur e me të cilin bënin shaka, se do të fotografoheshin për kujtim. Sukseset e deputetit Halimi dhe e ardhmja e tij [caption id="attachment_103323" align="alignleft" width="288"]halimi Riza Halimi[/caption] Edhe pse vet deputeti gjatë mandatit të tij ka pranuar se sukseset ishin minore, ai ka ngritur zërin për shumë probleme me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës. Se a do të vazhdojë Halimi të mbajë këtë post nëse subjekti i tij fiton edhe një mandat tjetër, kjo është në dyshim, pasi brenda PVD-së ka mendime të ndryshme, të cilat një shumicë dërmuese për postin e deputetit përkrahin ish kryetarin e Komunës së Bujanocit, dhe tani të degës së PVD-së në këtë qytet Shaip Kamberin, “golashënuesin” e vitit. PVD, pa marrë parasysh qëndrimin e subjekteve tjera por edhe të Tiranës zyrtare, ajo tashmë është mobilizuar, ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve, lobimin si dhe mbajtjen e tubimeve zgjedhore. Tani kur qytetarët e Luginës e kanë të qartë sesi subjektet që bojkotuan ishin shumë pranë pjesëmarrjes në këto zgjedhje, me siguri do ta kenë më të lehtë të vendosin se a duhet nënshkruar dhe përkrahur listën e PVD-së për deputet, apo duhet dëgjuar udhëheqësit e subjekteve politike, që deri para një kohe edhe ata vetë do të dilnin në zgjedhje. Fituesi dhe humbësi Për këtë kronologji të ngjarjeve të zhvilluara rreth bojkotimit të zgjedhjeve, sigurisht që publiku ishte shumë pak i njoftuar, për të mos thënë fare. Në këtë editorial të portalit Titulli, ju lexues, patët rastin të plotësoni këtë enigmë që nuk është thënë e as parë deri më sot publikisht, rreth procesit të vendimmarrjes për zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen më 16 mars në Serbi. E juaja është të vendosni se kush do të dal fitues e kush humbës në këtë garë për ulëse deputeti... /Titulli.com/
PVD do të vazhdojë aktivitetet zgjedhore, mund të bashkëngjiten edhe të tjerët
Shqipëria përkrah vetëm Listën unike zgjedhore e jo njëpartiake
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration