Shoqëria Civile në Preshevë: Lugina gjendet buzë një gremine ekonomike (video)?
Lokale

Shoqëria Civile në Preshevë: Lugina gjendet buzë një gremine ekonomike (video)?

08.Apr.2014 13:06
0
Një pjesë e shoqërisë civile në Preshevë duke debatuar në një emision televiziv “Aldi” për zhvillimet e përgjithshme në këtë komunë dhe përgjithësi në Luginë ka vlerësuar se ky rajon është duke u boshatisur nga të rinjtë në mungesë të strategjisë për zhvillim. Sipas përfaqësuesve të organizatave të ndryshme joqeveritare të Preshevës politikat dhe institucionet lokale nuk kanë një planë për të vepruar në të mirë të përparimit dhe përmirësimit të kushteve të shoqërisë e cila jeton këtu, transmeton Titulli. Belgzim Kamberi, nga këshilli për të drejtat e njeriut në Preshevë duke folur për procesin e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare ka thënë se është treguar një problem 20 vjeçar  se nuk jemi në gjendje të organizojmë zgjedhje të lira sikur edhe në gjithë rajonin. Ejup Haziri, nga Unioni i Afaristëve të Preshevës tha se jemi në gjendje të vështirë ekonomike apo buzë gremisë. RTV Aldi“Kemi papunësi në përmasa të frikshme, investime të mangëta, mungesë të kapaciteteve investime, gjendje e rëndë sociale pa perspektiva e të rinjve dhe mungesa e ideve për zhvillim ekonomik dhe fusha tjera. Është koha më se e nevojshme të angazhohemi për mirëqenien tonë”, është shprehur Haziri. Lejlan Sadiku, kryetar i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë, theksoi se rezultati i  zgjedhjeve parlamentare tregon shumë qartë se çfarë force mundë të ketë Lugina e Preshevës në aspektin elektoral dhe besojë se në të ardhmen do të ndërgjegjësohemi e do të kemi fuqi më ta madhe në procesin e zgjedhjeve. “Numri i deputetëve që do të përfaqësojnë interesat në parlament nuk ka shumë rëndësi për të zgjidhur problemet e shqiptarëve këtu sesa krijimi i një klime politike që lidhet me demokratizimin e shoqërisë dhe shtetit të Serbisë në përgjithësi”, deklaroi Nexhemdin Ademi, kryetar i shoqatës kulturore “Dituria” në Preshevë. Pjesë e këtij emisioni debati të zhvilluar në televizionin “Aldi” në Preshevë ka qenë edhe mungesa e fondeve të nevojshme nga qeverisjet lokale në Luginë për financimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve që jetojnë në këtë rajon. Gjithashtu kjo pjesë e shoqërisë civile është pajtuar se është mirë që veprimi  i tyre të unifikohet për çështje të caktuara politike, ekonomike e sociale./Ttiulli.com/  
Lirohet i arrestuari Arbër Ibrahimi
Në Luginë shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration