Lirohet i arrestuari Arbër Ibrahimi
Lokale

Lirohet i arrestuari Arbër Ibrahimi

08.Apr.2014 14:30
0
Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) Arbër Ibrahimi është liruar sot  pas arrestimit dhe dërgimit të tij në Vranjë. Arbër Ibrahimi i cili vjen nga fshati Nesalcë i Bujanocit është liruar pasi është mbajt dhe marrë në pyetje për disa orë lidhur me akuzën që ishte ngritur ndaj tij në vitin 2006, pasi gjatë festës së 28 nëntorit ai me shokë kishte vendosur flamurin me shqiponjën dykrenore në ballkonin e ndërtesës së komunës së Bujanocit, raporton Titulli. Arbëri, ish pjesëtar i UÇPMB-së, i cili një kohë jetoi jashtë vendit dhe tani në Kosovë, kishte ardh për vizitë në vendlindje kur edhe është arrestuar. Lidhur e arrestimin e tij gjatë ditës së sotme ka reaguar Lëvizja e Progresit Demokratik, duke e vlerësuar këtë akt si një akt provokativ dhe vazhdim i diskriminimit të shqiptarëve e posaçërisht të ish pjesëtarëve të UÇPMB-së. Vlen theksuar se edhe ndaj elitës politike të Luginës të cilët gjatë festës së 28 nëntorit kanë përdorur këtë simbol kombëtar në objekte të institucioneve të Serbisë, i janë ngritur procedura gjyqësore, mirëpo, asnjëri politikan shqiptar nuk është arrestuar ashtu siç u arrestua sot dhe më pas u lirua Arbër Ibrahimi./Titulli.com/ ***************************************************************************************************************************************************************************** Lëvizja e Progresit Demokratik dhe lideri i saj Jonuz Musliu, njëherit kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, reagojnë ashpër me rastin e burgosjes së ish pjesëtarit të UÇPMB-së, Arbër Ibrahimi, nga policia serbe. [caption id="attachment_115334" align="alignleft" width="300"]Arber Ibrahimi, ish pjesetar i UCPMB-se Arber Ibrahimi, ish pjesetar i UCPMB-se[/caption] Arbër Ibrahimi, nga fshati Nesalcë komuna e Bujanocit, gjatë vitit 2006, akuzohet nga Gjykata serbe, kinse, ai, dhe një grup të rinjsh, me rastin e festave nacionale të 28 nëntorit jo ligjshëm e kanë ngritur Flamurin Kombëtar, në ndërtesën e Komunës së Bujanocit. “Ndonëse i liruar nga Gjykata e Apelit, Arbëri ka jetuar një kohë të gjatë, jashtë vendit, kur sot, në Preshevë, arrestohet nga policia dhe me procedurë të shpejtë dërgohet në burgun e Vranjës”, thuhet në reagimin e LPD-së të nënshkruar nga kryetari Jonuz Musliu, të cilin e transmeton portali informativ Titulli. LPD, arrestimin e Arbër Ibrahimit e konsideron si një akt provokativ dhe vazhdim i diskriminimit të shqiptarëve e posaçërisht të ish pjesëtarëve të UÇPMB-së. Në rajonin e Luginës së Preshevës, nuk është e rregulluar me ligj përdorimi i simboleve kombëtare, mirëpo gjatë manifestimit të Ditës së Flamurit, këto simbole përdoren edhe nëpër institucione komunale. Lëvizja e Progresit Demokratik kërkon lirimin e menjëhershëm të Arbër Ibrahimit dhe ndërprerjen e diskriminimit të mëtejmë të shqiptarëve nga Beogradi zyrtar, njofton Qendra për Informim e LPD-së./Titulli.com/
Bujanoc: Përfiton shtëpinë e re, ja urimi i familjarit ndaj bamirësve
Shoqëria Civile në Preshevë: Lugina gjendet buzë një gremine ekonomike (video)?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration