Lokale
Në Luginë shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve
Të rinjtë e programit YouthBuild në bashkëpunim me Zyrën e të Rinjëve në Preshevë, sot organizuan një ekspozitë të fotografive dhe veshjeve tradicionale rome në hollin e shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë me fillim prej orë 11h, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve.
Sipas organizatorëve kjo ekspozitë është zhvilluar me qëllim të informimit të opinionit publik për identitetin, traditën, kulturën dhe gjuhën e minoritetit rom dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me rëndësinë e tolerancës, barazisë dhe respektimin të diversitetit.
“Publiku pati rastin të shoh dokumentarin ‘The Life of Roma in Serbia’ i cili përshkruan jetën e vështirë të komunitetit romë në Sërbi”, thuhet në njoftim të cilin e transmeton Titulli.
Po sot pjesëmarrësit e programit YouthBuild në bashkëpunim me organizatat rome në Bujanoc dhe shkollës fillore "Branko Radiçeviq" me fillim prej orës 17h në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, organizuan një program kulturore - artistik me të cilin u paraqit tradita e komuniteti rom.
“Ky është vetëm vazhdim i fushatës ‘Të gjithë Ne jemi të barabartë’, fushata është nismë e të rinjëve te programit YouthBuild te cilët në këtë mënyrë promovojnë tolerancën dhe vlerat multietnike”, shkruan matej njoftimi i YouthBuild.
Programin të cilin Inciativa Qytetare e zbaton për të tretin vit radhazi, deri më tani ka ndihmuar mbi 100 të rinjë nga jugu dhe jugëperendimi i Sërbisë që të fitojnë aftësitë e nevojshme për punësim dhe lidership.
Gjatë viteve të kaluara, ky program ka motivuar të rinjtë që të organizojnë aktivitete vullnetare për zhvillimin e Preshevës, Bujanocit dhe Vranjës.
Të rinjtë Romë, Shqiptarë dhe Serbë së bashku kanë rinovuar parqet e qytetit, stadiumet dhe oborret e çerdheve, si dhe kanë shpërndarë ndihma humanitare për banorët e qendrave kolektive për refugjatët.
Aktivistët e programit „YouthBuild“ me ndihmën e sipërmarrësve dhe institucioneve lokale kanë ndërtuar 11 shkallë të pjerrëta për njerëzit me aftësi të kufizuara në hyrje të shkollave dhe institucioneve të tjera në Preshevë dhe Bujanoc.
Ata gjithashtu kanë ngjyrosur rrethojat e dy shkollave fillore dhe rrethojën e shtëpisë së kulturës në Preshevë dhe Bujanoc, si dhe kanë nxitë qytetarët për t'iu bashkuar me mesazhin që puna e përbashkët mundëson ndryshimet pozitive në komunitet.
Programin „YouthBuild – Të Rinjë e Edukuar dhe Aktiv“ e zbaton Incijativa Qytetare e mbështetur nga Agjencioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Fondacioni Caritas Luxemburg, YouthBuild International, qyteti i Vranjës dhe komunat e Bujanoc dhe Preshevë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!