Shkolla e mesme në Bujanoc nuk mbanë mësim sot, kulmi rrezik për nxënësit e shkollës
Shkolla e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc nuk do të zhvillojë procesin mësimorë gjatë ditës së sotme për shkak të kushteve joadekuate dhe dëmtimit të kulmit të objektit të shkollës.Ky institucionin shkollorë në gjuhën shqipe përmes një njoftimi ka lajmëruar nxënësit dhe personelin arsimorë se më 27.09.2017 (e mërkurë) nuk ka kushte për zhvillim të mësimit në shkollë.
“Të reshurat atmosferike janë rrezik permanent i nxënësve dhe punëtorëve, për shkak të kulmit të dëmtuar në një pjesë të shkollës”, thuhet në njoftim e drejtorisë së shkollës.
Mësimi do të vazhdojë të enjten sipas orarit të rregullt ndërsa kulmi i objektit të shkollës së mesme është dëmtuar nga erërat e forta dhe shiu para disa jave./Titulli.com/