Presheva me iniciativë të themelimit për subjekt të ri politik
Sipas një komunikate e publikuar në rrjetin social facebook, Lëvizja për Reforma e PDSH-së ka filluar iniciativën për themelimin e subjektit të ri politik në Preshevë."Me krijimin e kësaj faqe në facebook ju informojmë se ka filluar iniciativa e themelimit të subjektit të ri politik "Lëvizja për Reforma PDSH " me seli në Preshevë", thuhet në njoftim.
Këshilli inicues i LR - PDSH-së njoftoi se ditëve në vijim do të informoheni rreth aktiviteteve të mëtutjeshme./Titulli.com/