Serbia do të zhvillojë stërvitje ushtarake me ushtrinë amerikane dhe partnerë të tjerë perëndimorë
Rajoni dhe Politika

Serbia do të zhvillojë stërvitje ushtarake me ushtrinë amerikane dhe partnerë të tjerë perëndimorë

31.Mar.2023 12:46
0

Ushtria serbe, gjatë vitit 2023, do të zhvillojë stërvitjen ushtarake “Ujku i Platinit” në koordinim me ushtrinë amerikane dhe partnerë të tjerë perëndimor, njofton mediumi opozitar në Serbi, Nova.rs.

Ushtrimi në fjalë, sipas Nova.rs, do të japë fund moratoriumit, i cili kishte hyrë në fuqi pas agresionit rus në Ukrainë, për pjesëmarrjen ushtrisë serbe në stërvitjet dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Në fund të shkurtit të vitit të kaluar në përputhje me konkluzionet të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Serbia kishte vendosur të pezullojë të gjitha stërvitjet ushtarake me partnerë të huaj, prandaj sipas Nova.rs, stërvitja “Ujku i Platinit”, do të jetë stërvitja e parë ushtarake shumëpalëshe që nga invazioni rus në Ukrainë.

 

Ndryshe aktivizimi i stërvitjeve ndërkombëtare ushtarake më 23 mars u përmend edhe nga këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili kishte falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksnadër Vuçiç, në Twitter për angazhimin e tij konstruktiv në Ohër, por edhe për riangazhimin me SHBA-të në stërvitjet ushtarake.

Vendimi i organizimit të stërvitjeve ushtarake me partnerët perëndimor, gjerësisht sipas mediave në Serbi, duhet lexuar si një tregues i qartë i drejtimit të ka vendosur Serbia.

 

 

LPD mobilizohet për mbështetje kandidatëve për delegat për Këshillin Kombëtar Shqiptar
PD filloi grumbullimin e nënshkrimeve për elektorë për zgjedhjet në Këshillin Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration