LPD mobilizohet për mbështetje kandidatëve për delegat për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Lokale

LPD mobilizohet për mbështetje kandidatëve për delegat për Këshillin Kombëtar Shqiptar

31.Mar.2023 00:59
0
Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu përmes Facebook  ka njotuar se ka filluar mobilizimin e përbashkët për t’i dhënë mbështetje kandidatëve për delegat në Kuvendin Zgjedhor që do të mbahet për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
 
"Sot e përmbyllëm ditën me shumë sukses e do të vazhdojmë nesër për mbledhjen e nënshkrimeve duke filluar nga ora 13:30 e deri në ora 18:30 në selinë e LPD-së në Bujanoc. Mirëutakofshim", ka skruar në Facebook Musliu.
 
LPD ka njoftuar se procedura e mbledhjes së nënshkrimeve për delegatët është hapi i parë drejt Kuvendit Zgjedhor, prandaj ftojmë çdo mbështetës e çdo qytetarë që t’i japin mbështetje kandidatëve tanë me nënshkrimet e tyre për ta finalizuar fitoren e 7 majit për rilindjen e Këshillit Kombëtar.
 
"Ju mirëpresim e ju falënderojmë paraprakisht", thuhet mes tjerash në njoftimin e LPD-së.
PVD nis me grumbullimin e nënshkrimeve për elektorë, fton anëtarësinë për mbështetje
Serbia do të zhvillojë stërvitje ushtarake me ushtrinë amerikane dhe partnerë të tjerë perëndimorë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration