Serbi:Protestë e mediave me ballina të zeza dhe errësim në internet
Mediat e pavarura në Serbi e kanë dënuar atë që e kanë cilësuar si përkeqësim të situatës së mediave të lira në këtë vendAfro 150 kompani mediale dhe organizata joqeveritare sot i kanë errësuar faqet e tyre në Internet për një orë në mesditë, me shpjegimin me shkronja të bardha se” kjo është ajo që duket sikur nuk ekziston shtyp i lirë”.
“Fushatës protestuese me emrin “Të ndalet errësira e mediave në Serbi”, i janë bashkuar disa gazeta të pavarura. E përditshmja Danas sot është botuar me faqen e parë të zezë me shkrimin “duket se sikur atje nuk ka media të lira”.
Një numër i stacioneve të radios dhe të televizionit kanë transmetuar muzikë të shkurtër dhe video, me mesazhin e fushatës protestuese.
Megjithatë, ky aksion është bojkotuar nga mediat shtetërore dhe pjesa më e madhe e kompanive kryesore mediale.
Organzuesit e protestës thanë se aksioni ka për qëllim të tërhiqet vërejtja në opinion, “se liria e mediave në vendin tonë po vdes dhe se ne të gjithë duhet të luftojmë për ta mbrojtur atë”.
Në deklaratën e organizuesve theksohet, po ashtu se fushata ka për qëllim që t’i përkujtoj njerëzit se mediat e lira ekzistojnë në Serbi.