Në komunën e Bujanocit mungon grumbullimi i organizuar i qumështit
Aleksandar Stefanoviq, doktori në stacionin e veterinarisë në Bujanoc në një konferencë për gazetarë tha se të shtunën më 30 shtator për të tretën here me radhë do të mbahet Ekspozita e gjedheve të racës simentale" në stadiumin e qytetit.Ai tha se fermerët të cilët merren me rritjen dhe kultivimin e gjedheve në komunën e Bujanocit kanë mundësi që ti paraqesin gjedhet e tyre të cilat ndahen në tri kategori si “mëshqerra”, “Lopë të vjetra të amëzuara” si dhe “Lopë të gjeneratës së parë “.
Sipas tij gjedhet e ekspozuara do të përzgjidhen nga komisioni përkatës si dhe do të ketë disa shpërblime siç është ai i sigurimit vjetor të kafshëve e edhe disa shpërblime të tjera theksoi.
“Kjo ekspozitë organizohet nga ana e qendrës së veterinarisë së Bujanocit si dhe do të ketë disa sponsor me qëllim të vlerësimit të punës së atyre që merren me kultivimin e gjedheve dhe produkteve të mishit e qumështit në komunën e Bujanocit”, theksoi Stefanoviq.
Stefanoviq u shpreh se fermerët po përballen me shumë vështirësi dhe se çmimi i qumështit është një problematikë e veçantë ngase është më i ulët se në të gjithë territorin e Serbisë dhe se kjo ekspozitë le të shërbej si një inkurajim ndaj punës së tyre.
Komuna e Bujanocit ka mjaftueshëm gjedhe të shëndetshme po ashtu edhe produkte të qumështit mirëpo çmimi dhe mungesa e organizimit për grumbullimin e qumështit dhe zhvillimin e këtij sektori mungon u tha gjatë kësaj konference./Titulli.com/