Rrethrrotullimi bllokon Bujanocin, ankohen qytetarët (Foto)
Lokale

Rrethrrotullimi bllokon Bujanocin, ankohen qytetarët (Foto)

01.Oct.2015 20:59
0
Punimet e filluara për ndërtimin e rrethrrotullimit në hyrje të Bujanocit ka paralizuar këtë pjesë të qytetit, ndërsa vet qytetarët ankohen për bllokim të komunikacionit.

Në hyrje të qytetit, në udhëkryqin në afërsi të pompës së benzinës, që lidhë Bujanocin me magjistralen e Gjilanit, autostradën e Shkupit dhe Beogradit, tash disa ditë po zhvillohen punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të shumëpritur.

Punimet e filluara, ndonëse në kapacitetin maksimal, kanë shkaktuar tollovi në komunikacionin rrugor, duke mos lënë asnjë shenjë treguese se në cilët rrugë mund të drejtohen pjesëmarrësit në komunikacion, pasi rruga kryesore, për shkak të punimeve është e ndaluar për ngasje të veturave.

Për situatën e krijuar, përveç përgjegjësive që qytetarët kanë kërkuar në Drejtoratin për Ndërtim dhe kompaninë e kontraktuar për realizimin e punimeve, ankesat kanë mbërri edhe në redaksinë e portalit informativ Titulli.com.

“E nderuar redaksi gjendem i bllokuar në komunikacion, pak më herët e thirra Agimin (drejtorin e Drejtoratit për Ndërtim) më tha se jam në varrim, kam thirr edhe në “Saba Bellça” dhe kërkova të di pse nuk i kanë ndu shenjat e komunikacionit që udha është blloku. Përgjigje sqaruese nuk mora, u drejtova edhe te ju për të shprehë këtë shqetësim për bllokadën që u bë në Bujanoc”, i tha Titullit qytetari nga Bujanoci me inicialet F.H, i cili kishte mbetur në një rrugicë të qytetit.

Kjo nyje e rëndësishme ka filluar të marrë pamje të re më 18 shtator kur edhe kompania e kontraktuar preshevare “Saba Bellça” ka filluar punimet. Sipas projektit ato duhet të përfundojnë brenda 90 ditëve.

Ky projekt kapital, i cili kushton 87 milion dinarë (725 mijë euro), financohet nga Komuna e Bujanocit dhe Trupi Koordinues.

Në krahasim me rregullimin e sheshit Karagjorgje Petroviq, i cili kushtoi 65 milion dinarë (542 mijë euro), sipas projektit, rrethrrotullimi do të kushtojë më shtrenjtë për 22 milion dinarë  apo 183 mijë euro. /Titulli.com/

Prostitucioni po lulëzon, shteti po shuan!
PD përshëndet vendimin për Asociacionin dhe rezultatin e zgjedhjeve në Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration