PD përshëndet vendimin për Asociacionin dhe rezultatin e zgjedhjeve në Medvegjë
Partia Demokratike, të enjten në mbrëmje, në selinë e saj në Bujanoc, ka zhvilluar mbledhjen e Kryesisë.Në këtë takim të rregullt është bërë një analizë e situatës në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe rezultatit në Medvegjë, si dhe dhënien e aprovimi të këtij subjekti politik për marrjen e vendimit mbi formimin e Asociacionit të komunave shqiptare në Serbi.
“Krijimi i asociacionit të komunave shqiptare në Serbi do të sensibilizojë edhe më shumë opinionin rreth paknaqësive të shqiptarëve si dhe u kërkua përkrahja edhe më e madhe e shteteve shqiptare për Luginën në të gjitha rrafshet e bashkëpunimit”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga PD, transmeton Titulli.com.
Kryesia e këtij subjekti politik përshëndet rezultatin zgjedhor në Medvegjë edhe përkundër pengesave që kishin votuesit për të kaluar kufirin.
“Fal vullnetit të pamposhtur të qytetarëve PD arriti një fitore kolosale duke fituar 5 mandate të këshilltarëve, si dhe duke rritur numrin e këshilltarëve në 8 nga 6 sa ishin në mandatin e kaluar ku vetëm PVD kishte “privilegjin” të participojë si parti e vetme shqiptare në zgjedhje”, thuhet në kumtesë.
Partia Demokratike ka vlerësuar shumë pozitive vizitën e planifikuar të kryetarit të këtij subjekti dhe komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, që do ta bëjë në Washington dhe New York./Titulli.com/
***************************************************************************************************************************************
K O M U N I K A T Ë
Nga mbledhja e rregullt e kryesisë dhe kryetarëve të nëndegëve të PD-së e mbajtur më 01.10.2015 në Bujanoc, me këtë:
Rend të ditës
- Propozim Vendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Partisë Demokratike nr. 04/ 2011 të datës 02.07. 2011.
- Analiza e situatës politike ( zgjedhjet lokale në Medvegjë si dhe aprovimi i vendimit mbi formimin e Asociacionit të komunave shqiptare në Serbi.
- Të ndryshme.
Në mbledhjen të cilën e kryesoi Kryetari i PD-së, zotëri Nagip Arifi ,i cili raportoi para anëtarëve të kryesisë dhe kryetarëve të nëndegëve mbi ecuritë e fundit në komunën e Bujanocit dhe në Luginë.
Gjatë diskutimeve, njëzëri u aprovua vendimi që për shkak të zgjerimit të partisë edhe në komunën e Medvegjës, që me Statutin e Partisë Demokratike mundësohet inkorporimi i përfaqësuesve të degës së PD-së në Medvegjë në: Kuvendin e përgjithshëm, Këshillin qendror dhe Kryesinë e Përgjithshme të partisë.
Nga anëtarët e kryesisë u përshëndet rezultati i arritur i PD-së në zgjedhjet e parakohshme lokale në Medvegjë të mbajtura më 13.09.2015, ku edhe pse PD mori pjesë për herë të parë në zgjedhje, dhe përkundër pengesave artificiale të krijuar nga qeveria Serbe, për t’i penguar votuesit shqiptarë për të votuar, prap se prap fal vullnetit të pamposhtur të qytetarëve PD arriti një fitore kolosale duke fituar 5 mandate të këshilltarëve, si dhe duke rritur numrin e këshilltarëve në 8 nga 6 sa ishin në mandatin e kaluar ku vetëm PVD kishte “privilegjin” të participojë si parti e vetme shqiptare në zgjedhje.
Paralajmërimet ogurzeza të partisë së Riza Halimit se PD do të krijojë përçarje me krijimin e degës së saj në Medvegjë u demaskua në tërësi me faktin e numrit rekord të këshilltarëve shqiptarë në këtë komunë.
Anëtarët e kryesisë përshëndetën dhe përkrahën unanimisht vendimin e këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës mbi marjen e Vendimit mbi themelimin e asociacionit të komunave shqiptare në Serbi i cili Vendim rrodhi si pasojë logjike e mos realizimit të drejtave kolektive dhe indviduale të shqiptarëve duke u mbështetur në vendimet e marura më herët si vazhdimësi e përpjekjeve që nga: Referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, Lufta e UÇPMB-së, mos realizimi i programit të dy qeverive të vitit 2001 mbi integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore, platforma politike e Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të vitit 2006 si dhe në fund marrveshja e Brukselit në mes Qeverive të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mbi krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
Krijimi i asociacionit të komunave shqiptare në Serbi do të senzibilizojë edhe më shumë opinionin rreth paknaqësive të shqiptarëve si dhe u kërkua përkrahja edhe më e madhe e shteteve shqiptare për Luginën në të gjitha rrafshet e bashkëpunimit.
Kryesia e PD-së shpreh keqardhje për mospjesmarrjen e këshilltarëve të PVD-së në seancën e Këshilltarëve shqiptarë të mbajtur më 12.09.2015 në Preshevë ku edhe u mor Vendimi mbi themelimin e asociacionit të komunave shqiptare në Serbi.
Po ashtu u përshëndet edhe vizita e planifikuar e kryetarit Arifi në Ëashington dhe Nju Jork ku do të takohet me kongresistë dhe senatorë ku jemi të sigurt se do t’i artikulojë si është më së miri problemet dhe preokupimet e popullatës Shqiptare në Luginën e Preshevës.