Reagim ndaj grupit të rebeluar të PDSH-së: Dorëzoni mandatin e këshilltarit
Partia Demokratike Shqiptare në mbledhjen e saj ka kërkuar nga këshilltarët e kuvendit komunal nga radhët e PDH-së që nuk u binden organeve të saja, të DORËZOJNË mandatet e tyre para nëndegëve nga të cilat kanë ardhur ose para organeve të tjera të partisë.Këshilli Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare hedh poshtë komunikatën e publikuar më datë 9 shkurt 2017 e të mbështetur sikur nga nëntë këshilltarët e PDSH-së, duke e vlerësuar si të pabazë, shantazhuese, tendencioze dhe konfliktnxitëse brenda elektorit shqiptar të Partisë Demokratike Shqiptare.
“Këshilli Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare si organ më i lartë brenda dy kuvendeve të njëpasnjëshme, mbeshtet më fuqishëm se kurrë më parë kryetarin, organet e saja dhe orientimin programor të partisë, te gjitha këto të dala nga Kuvendi i gjashtë zgjedhor”, thuhet në reagimin e Ragmi Mustafës.
Ky reagim mbështetet në propozimet e ardhura nga mbledhjet e mbajtura në mes të kryesisë së përgjithshme të PDSH-së, këshilltarëve dhe kandidatëve për këshilltar në listën pritëse të Partisë Demokratike Shqiptare, si dhe kryetarëve të nëndegëve brenda teritorit të komunës së Preshevës./Titulli.com/