Preshevë: PDSH nuk merë pjesë  në zgjedhjet presidenciale të Serbisë
Lokale

Preshevë: PDSH nuk merë pjesë në zgjedhjet presidenciale të Serbisë

15.Feb.2017 07:28
0
Partia Demokratike Shqiptare që udhëhiqet nga Ragmi Mustafa, përmes një deklarate për media ka njoftuar se nuk do të merë pjesë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen këtë vit në Serbi.

“Këshilli Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare lidhur me zgjedhjet presidenciale në Serbi që do të mbahen gjatë këtij viti, vlerëson se nuk janë pjekur kushtet për pjesmarrjen e shqiptarëve në votim për president të Serbisë”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Sipas PDSH-së deri më tani asnjë nga presidentët, por as këta të radhës në garë nuk kanë shprehur gatishmëri për zgjidhjen e problemit të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, prandaj Këshilli Qendror fton elektorin e Partisë Demokratike Shqiptare por edhe gjithë shqiptarët e tjerë në Luginë të Preshevës që mos t’i përgjigjen zgjedhjeve për president të Serbisë./Titulli.com/

Prishtinë: Mbahet konferenca Ballkanike "Mbroni Gazetarët, Ruajeni të Vërtetën"
Reagim ndaj grupit të rebeluar të PDSH-së: Dorëzoni mandatin e këshilltarit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration