Reagim i APN-së: Kush po nxit tensione në Bujanoc ?
Alternativa për Ndryshim në Bujanoc, gjykon ashpër gjestin e puntorit shëndetësor Sasha Arsiq i cili me publikimin e fotografisë me armatim të kalibrit të rëndë ka ngjallur shqetësime tek popullata e komunës sonë.
"Është i papranueshëm një akt i tillë i cili vie nga një drejtues i subjetit politik, Partia Popullore, njëkohësisht edhe anëtar i Këshilit Komunal në Bujanoc dhe që për më tepër është edhe biri i zëvendësit të kryetarit të komunës, Stojaça Arsiq", thuhet në reagimin e APN-së, Bujanoc
Sipas APN-së ky gjest provokativ është edhe aq tendecioz dhe nxitës kur kihet parasysh se foto është realizuar brenda ambienteve të punës, në shtëpinë e shëndetit e cila frekuentohet nga pacientë të të trija komuniteteve, shqiptarë, serbë dhe romë duke shtuar se në kohën kur Lugina është bërë epiqendër e vëmendjes ndërkombëtare raste të tilla vetëm se mund ta rëndojnë situatën edhe ashtu të brishtë.
Andaj, APN fton në radhë të parë shtëpinë e shëndetit në Bujanoc të marrë masa ndaj këtij individi, pastaj Këshillin Komunal, vet Partinë Popullora e cila drejtohet nga Vuk Jeremiq, dhe së fundmi edhe ministrinë e shëndetësisë.
"Në raste normale për publikimin e fotove të tilla do duhej reaguar edhe prokuroria, por në vendin ku jetojmë nuk e dimë se cilat mund të jenë pritshmëritë në këtë drejtim", përfunodn reagimi i APN-së, Bujanoc.
Fotogranin me armatim të kalibrit të rëndë të puntorit shëndetësor në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, Sasha Arsiq readaksia e Titulli.com nuk e ka publikuar dhe nuk asnjë lajm lidhur me atë ngjarje./Titulli.com/