Delegacioni i Alternativës në Bujanoc: Lugina e Preshevës të trajtohet si tërësi, e jo në mënyrë parciale
Lokale

Delegacioni i Alternativës në Bujanoc: Lugina e Preshevës të trajtohet si tërësi, e jo në mënyrë parciale

12.Sep.2018 14:20
0

Një delegacion nga Alternativa në përbërje të Ilir Dedës, Mimoza Kusari-Lilës dhe Alfred Halitit po qëndrojnë për vizitë në Bujanoc.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i Alternativës është takuar me kryetarin e Bujanovcit, Shaip Kamberin, nënkryetaren e Partisë së Veprimit Demokratik, Ardita Sinani dhe deputetin e Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani.

“U zotuam që do ta shtyjmë përpara parimin e reciprocitetit dhe që në kuadër të këtij parimi çështja e komunave Bujanovc, Medvegjë dhe Preshevë të jetë pjesë integrale e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u dakorduam që të intensifikojmë komunikimin mes nesh”, ka shkruar Deda në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot, si delegacion i Alternativës, me Mimoza Kusari dhe Alfred Halili qëndruam në Bujanovc. Në takim shumë miqësor me z. Shaip Kamberi, Kryetar i Bujanovcit, znj. Ardita Sinani, nënkryetare e Partisë së Veprimit Demokratik, dhe z. Fatmir Hasani deputet në Kuvendin e Serbisë – përkrahëm qëndrimin që Lugina e Preshevës të trajtohet si tërësi, dhe jo në mënyrë parciale.
U zotuam që do ta shtyejmë përpara parimin e reciprocitetit dhe që në kuadër të këtij parimi çështja e komunave Bujanovc, Medvegjë dhe Preshevë të jetë pjesë integrale e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u dakorduam që të intensifikojmë komunikimin mes nesh.
Gjithashtu, u takuam edhe me z. Adnan Salihu, Kryetar i Kuvendit Komunal nga Lëvizja e Progresit Demokratik, ku biseduam dhe u pajtuam për situatën aktuale.

Reagim i APN-së: Kush po nxit tensione në Bujanoc ?
Ambasada e Izraelit donacion për refugjatët në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration