Reagim i APN-së: Kush po nxit tensione në Bujanoc ?
Lokale

Reagim i APN-së: Kush po nxit tensione në Bujanoc ?

12.Sep.2018 13:41
0

Alternativa për Ndryshim në Bujanoc, gjykon ashpër gjestin e puntorit shëndetësor Sasha Arsiq i cili me publikimin e fotografisë me armatim të kalibrit të rëndë ka ngjallur shqetësime tek popullata e komunës sonë.

"Është i papranueshëm një akt i tillë i cili vie nga një drejtues i subjetit politik, Partia Popullore, njëkohësisht edhe anëtar i Këshilit Komunal në Bujanoc dhe që për më tepër është edhe biri i zëvendësit të kryetarit të komunës, Stojaça Arsiq", thuhet në reagimin e APN-së, Bujanoc
 
Sipas APN-së ky gjest provokativ është edhe aq tendecioz dhe nxitës kur kihet parasysh se foto është realizuar brenda ambienteve të punës, në shtëpinë e shëndetit e cila frekuentohet nga pacientë të të trija komuniteteve, shqiptarë, serbë dhe romë duke shtuar se në kohën kur Lugina është bërë epiqendër e vëmendjes ndërkombëtare raste të tilla vetëm se mund ta rëndojnë situatën edhe ashtu të brishtë.
 
Andaj, APN fton në radhë të parë shtëpinë e shëndetit në Bujanoc të marrë masa ndaj këtij individi, pastaj Këshillin Komunal, vet Partinë Popullora e cila drejtohet nga Vuk Jeremiq, dhe së fundmi edhe ministrinë e shëndetësisë.
 
"Në raste normale për publikimin e fotove të tilla do duhej reaguar edhe prokuroria, por në vendin ku jetojmë nuk e dimë se cilat mund të jenë pritshmëritë në këtë drejtim", përfunodn reagimi i APN-së, Bujanoc.
 
Fotogranin me armatim të kalibrit të rëndë të puntorit shëndetësor  në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, Sasha Arsiq  readaksia e Titulli.com  nuk e ka publikuar dhe nuk asnjë lajm lidhur me atë ngjarje./Titulli.com/
 
 
Hasani: Rezoluta e Luginës nuk duhet të shkoj në Kuvend, është kundër kushtetuese
Delegacioni i Alternativës në Bujanoc: Lugina e Preshevës të trajtohet si tërësi, e jo në mënyrë parciale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration