Qytetarët e Luginës pa dokumente, kërkohet mirëkuptim nga policia
Kryetarja e Lëvizjes Qytetare Vatra, Gentiana Shabani së bashku me sekretarin e përgjithshëm Ibrahim Maliqi sot u takuan me komandantin e Stacionit Policor në Gjilan, Remzi Azemi.Fillimisht gjatë këtij takimi, u diskutua për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore, me theks të veçantë problemi i mospajisjes me dokumentacion të qytetarëve të cilët janë të shpërngulur nga Kosova Lindore e që jetojnë në Gjilan.
Kryetarja e Vatrës Gentiana Shabani ka kërkuar mirëkuptim nga pjesëtarët e policisë për këta persona të cilët janë pa dokumente identifikimi.
Ndërsa, Ibrahim Maliqi, informoi komandantin Azemi për problemet e shumta që kanë këta qytetarë duke i treguar për llojin e problemeve dhe për numrin e përgjithshëm të qytetarëve të cilët jetojnë në Gjilan e që nuk kanë dokumente.
Komandanti Azemi shprehi gatishmërinë e Policisë së Stacionit Policor në Gjilan për bashkëpunim dhe mirëkuptim për këta qytetarë, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të Lëvizjes Qytetare Vatra. /2L ONLINE/ Titulli.com/