Pllaka memoriale e Xhandarmërisë hiqet nga fshati Lluçan (Foto)
Lokale

Pllaka memoriale e Xhandarmërisë hiqet nga fshati Lluçan (Foto)

04.Jul.2015 15:58
0

Në orët paraditës së të shtunës pjesëtarët e Xhandarmërisë së Republikës së Serbisë kanë hequr pllakën memoriale me formën e kryqit dhe hartën e Serbisë mbi fshatin shqiptar të Komunës së Bujanocit, Lluçanin.

Siç ka mësuar portali informativ Titulli.com, pllaka memoriale me emrat e pjesëtarëve të policisë dhe njësisë speciale të rënë në këtë rajon, gjatë konfliktit të armatosur me UÇPMB-në, do të mbetet në Komunë të Bujanocit, por në një fshat tjetër të banuar me serb.

Pjesëtarët e kësaj njësie me ndihmën e ekskavatorëve dhe kamionëve kanë hequr pllakën dhe materialet tjera, duke i transportuar drejt lokacionit të ri.

Pllaka përkujtimore mbi fshatin Lluçan ishte vendosur në vitin 2012-të. Kjo pllakë ishte kundërshtuar nga banorët e këtij vendbanimi, përderisa edhe spektri politik shqiptar kishte kërkuar heqjen e saj. /Titulli.com/

Qytetarët e Luginës pa dokumente, kërkohet mirëkuptim nga policia
Humbje me ndërprerje për Shefatin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration