Qeverisja e Preshevës shet mjegull politike, serbët në Bujanoc hapin fabrikë për 100 punëtorë
Derisa në komunën e Preshevës partitë shqiptare shpenzojnë energji për ndërrim të qeverisjes lokale, serbët në Bujanoc planifikojnë hapjen e repartit të fabrikës "Yumko" që do të punësojë 100 punëtorë.Deputeti popullor nga Bujanoci, Nenad Mitroviq ka thënë për “bujanovacke” se brenda muajit duhet të bëhet realitet hapja e kësaj fabrike, transmeton Titulli.com.
“Ekzistojnë disa opsione që në objektin industrial të ish fabrikës së akumulatorëve ”svetlost” të stacionohet grupi i ri i punëtorëve që janë duke e kryer praktikën në Vrajë”, është shprhur Mitroviq.
Nga muaji shkurt i këtij viti në fabrikën e tekstilit në Vrajë “Yumko” gjenden 30 praktikantë në trajnimin fillestar./Titulli.com/