Sinani: Alternativa për Ndryshim, parti joprofesionale dhe pa përvojë?
Ardita Sinani, kryetare e komunës së Preshevës në një intervistë për televizionin "Aldi" ka thënë se PVD është ngutur me formimin e koalicionit pas zgjedhjeve lokale me Alternativën për Ndryshim.“Duke e ditur se APN ka qenë një subjekt i ri dhe pa përvojë por edhe me mungesë të kuadrit. Ne prej fillimit jemi ballafaquar me probleme duke u thye parimi i ligjshmërisë apo profesionalitetit dhe në bazë të kësaj erdhi kjo situatë e prishjes së koalicionit”, theksoi Siani, transmeton Titulli.com.
Sipas saj, PVD ishte dashtë më shumë të analizojë ish partnerin e koalicionit APN dhe se ajo ka tërhequr shumë herë vërejtjen ish kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi për avancim të punës së tij./Titulli.com/