Muharrem Goga, udhërrëfyes i gjuhës angleze për shumë gjenerata në Bujanoc (foto)
Mësimi i gjuhës angleze jashtë procesit arsimorë në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit filloi në vitin 1997, kur mësuesi i parë i shkollimit privat, Muharrem Goga mori iniciativën dhe guximin që nxënësve të shkollave ti mësoj dhe ti sjellë kulturën anglo-folëse përmes hapjes së një kursi të gjuhës angleze.Goga gjatë një bisede për Titulli.com foli me nostalgji për fillimet e punës së tij në të cilën mësuan emrat të politikës dhe jetës shoqërore lokale në Bujanoc si Nagip Arifi, Shaip Kamberi, Jeton Ismaili e të tjerë.
“Në objektin e Bashkësisë lokale të Tërnocit në vitin 1997 në kuadër të SHKA “Jehona”, pikërisht në dy klasa të vogla filloi gjenerata e parë e kësaj shkolle private. Të mësuar që gjuhën angleze ta mësonim me një libër nëpër shkolla tona të asaj kohe në këtë shkollë u praktikuan për herë të parë librat të ndara me nivele ashtu edhe siç mësohet anglishtja sot”, është shprehur Muharrem Goga.
Ai thotë se ka dhënë shumë nga vetja për përgatitjen e gjeneratave të ndryshme në mësimin e gjuhës angleze.
“Gjeneratat para vitit 2002 kishin më shumë interes për mësimin e gjuhës angleze krahasuar me nxënësit e kohës së tanishme që është e ngarkuar me përdorimin e teknologjisë. Unë mundohem njohurit e mia t’i transmetoj tek nxënësit në mënyrë sa më efikase duke përdoru metoda të ndryshme”, deklaroi për Titulli.com Goga.
Nxënësit e shkollës private të gjuhës angleze, flasin me shumë dëshirë e respekt të cilët u janë mirënjohës profesorit Muharrem Goga.
“ Në këtë shkollë private të gjuhës angleze aq shumë mësova sa që asnjëherë më nuk pata nevojë të vë në dyshim njohurit e mija ndaj anglishtes” thotë ish nxënësja Shermine Beqiri Behluli.
Muharrem Goga përveç punës në shkollën private të gjuhës angleze ai është edhe angazhuar profesorë i rregullt i gjuhës angleze në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc./Titulli.com/