Përfundon turniri në futboll i organizuar nga Fakulteti Ekonomik në Bujanoc
Në qendrën sportive "Rinia" në Bujanoc është mbajtur turnir në futboll të vogël me nxënës dhe fitues në vendin e parë është shpallur ekipi i nxënësve nga shkolla e mesme "Sezai Surroi".Në këtë turnir morën pjesë gjithsejtë 11 ekipe nga shkolla e mesme në Bujanoc, shkolla e mesme ekonomike në Vrajë dhe studentë të fakultetit ekonomik në Bujanoc, shkruan Titulli.com.
Ky aktivitet sportiv ka qenë njëditorë dhe është organizuar nga parlamenti studentorë i Fakultetit Ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc./Titulli.com/