Ndërpritet seanca e kuvendit komunal të Preshevës, përplasen Arifi dhe Destani (video)
Është ndërprerë seanca e IV-të e kuvendit komunal pas një përballje ndërmjet kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifi dhe kryetarit të BDL-së, Skender Destani.Debati filloi që në momentin kur kryetari i komunës ishte në foltore dhe Destani filloi që të përgjigjet nga vendi ku ishte ulur, debati u bë edhe më i ashpër kur Skender Destani u përpoq t’a sulmoj fizikisht kryetarin Arifi.
Përveç përballjes së ashpër brenda sallës së kuvendit si pasojë e së cilës u ndërpre dhe seanca, konflikti vazhdoi edhe në hollin e kuvendit komunal.