PVD në Preshevë mbanë tre tubime me elektoratin (video)
Lokale

PVD në Preshevë mbanë tre tubime me elektoratin (video)

12.Mar.2014 20:45
0
Në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës sot janë zhvilluar tre tubime me nëndegët e PVD-së të njësive 1 deri në 9-të. pvd-Preshevë-1Tubimet kanë filluar në orën 16:00 me njësitë  7, 8, 9 të cilat për të vazhduar më pas me njësite 4, 5, 6 si dhe të fundit nga ora 19:00 me njësitë zgjedhore 1, 2, 3. Qytetarëve pjesëmarrës në këto tubime i janë drejtuar udhëheqës të Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të cilët duke shpalosur programin kanë sqaruar se shqiptarët duhet t’i përgjigjen votimit në zgjedhjet që do të mbahen më 16 mars, raporton Titulli. Ata kanë përsëritur se shqiptarët nga Lugina duhet të votojnë për përfaqësuesin shqiptar dhe jo të Uglaninit dhe Çedës. Shaip Kamberi, kandidatë për deputet para masës theksoi se ky është momenti që shqiptarët duhet ta shfrytëzojnë, kur Serbia duhet të plotësojë shumë kapituj, në mesin e të cilave edhe për të drejtat e pakicave, para se të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. “Zëri i shqiptarëve të Luginës do të dëgjohet përmes përfaqësuesit të zgjedhur i cili do të parashtrojë kërkesat e shqiptarëve të këtushëm dhe jo nga përfaqësues të partive serbe apo të tjerëve”, u shpreh Kamberi, duke sqaruar se kandidati shqiptar në listën votuese është i radhitur i fundit me numrin 19 dhe është lehtë për ta gjetur, sidomos nga më të moshuarit. Mesazhin e pjesëmarrjes në zgjedhje, pa marrë parasysh se cilën parti e simpatizoni, e theksoi edhe bartësi i listës së PVD-së Riza Halimi. pvd-Preshevë-4 “Është momenti kur duhet të mobilizohemi dhe të dalim në zgjedhje për të votuar kandidatin shqiptar. Deputeti që do të zgjedhet do të mbrojë interesat e kësaj popullate, ndërsa përveç që do të ngritë zërin në Parlament për padrejtësitë, ai do të zhvillojë takime edhe me diplomatë të huaj ku do të parashtrojë kërkesat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës”, tha ndër të tjera Halimi. Tubimi i mbajtur sot me këto njësi ishte i parafundit, derisa nesër do të mbahet tubimi përmbyllës, në Preshevë nga ora 13:00, kurse në Bujanoc nga ora 15:00./Titulli.com/
Halimi: Elektorati në Luginë ka filluar të vetëdijësohet (video)
Haliti: PZP përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës së Breznicës. KKSH nuk paguan qiranë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration