Lokale
Halimi: Elektorati në Luginë ka filluar të vetëdijësohet (video)
Riza Halimi, udhëheqës i Partisë për Veprim Demokratik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, tha se u kishin kërkuar partive tjera shqiptare në Luginë që të merrnin pjesë në zgjedhje dhe që eventualisht në Kuvendin e Serbisë t'i fitonin dy mandate. Por se lista e tillë e mundshme e përbashkët ishte refuzuar.
Halimi, kryetar i PVD-së, garon e vetme, pasi tha se dështoi të arrihej një listë e përbashkët shqiptare, në bazë të sistemit proporcional, pasi sistemi i zgjedhjeve të Serbisë është i mbyllur.
Por kjo nuk ishte pranuar nga subjektet tjera, për siç tha ai, premtimeve të tyre të para dy vjetëve në zgjedhjet lokale,dhe interesave të ngushta të grupeve të ndryshme, tha Halimi në "Rubikon" të KTV-së.
Halimi tha se përfaqësuesit e tjerë të shqiptarëve kishin fitu zgjedhjet lokale, me premtimet për bashkim me Kosovën dhe bojkotim të zgjedhjeve të përgjithshme serbe dhe se nëse tani do të merrnin pjesë në zgjedhje, do të gënjenin elektoratin, dhe do të rrezikonin që në zgjedhjet lokale të pas dy vjetëve të humbin pushtetin.
Sipas Halimit, disa zgjedhje të fundit janë bërë me politikë folklorike, pasi, sipas tij, është më lehtë me i fitu zgjedhjet në këtë mënyrë dhe se pushteti lokal sjell më shumë leverdi dhe në këtë mënyrë është edhe më e leverdishme.
Por Halimi, thotë se elektorati ka filluar të vetëdijësohet.
Riza Halimi by GazetaExpressTV
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!