Pushteti në punë, asfaltin e shtron edhe ditën e shtunë (Foto)
Vetëqeverisja lokale në Bujanoc sot ka filluar punimet në hedhjen e asfaltin në rrugën me një distancë prej 415 metrave.Për këtë rrugë qarkore në fshatin Nesalcë, që lidhet me atë të Letovicës, nga buxheti i komunës janë ndarë 5.5 milion dinarë.
Kompania e kontraktuar për realizimin e këtij projekti është “Saba Bellça” nga Presheva, e cila edhe pse në këtë ditë pushimi të fundjavës, punimet po i kryen pandërprerë.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, përmes një postimi në rrjetin social facebook, asfaltimin e rrugës në fjalë e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm duke uruar banorët e fshatit Nesalcë.
Ai me këtë rast ka thënë se asfaltimi i kësaj rruge qarkore, jo vetëm se ka përmirësuar infrastrukturën në këtë vendbanim, por njëkohësisht lidhë Nasalcën me Letovicën dhe kështu lidhë dy komunat shqiptare Bujanocin me Preshevën.
Punimet e filluar të shtunën pritet që të përfundohen gjatë ditës së diel. Kryetari Arifi porositë qytetarët që për punën e bërë vlerësimet ti japin vet ata.
“Ne punojmë, ju vlerësoni”, thotë Arifi. /Titulli.com/