Deputetët e Luginës: Fondet e BE-së për bashkëpunim ndërkufitar,  çështja e diplomave dhe tekstet shkollore ndihmojnë zhvillimin
Lokale

Deputetët e Luginës: Fondet e BE-së për bashkëpunim ndërkufitar, çështja e diplomave dhe tekstet shkollore ndihmojnë zhvillimin

03.Oct.2015 21:34
0
Deputeti popullor, Riza Halimi në seancën e parë të sesionit vjetor në parlamentin e Serbisë ka potencuar vështirësitë e zhvillimit ekonomik të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Me këtë rast deputeti Halimi ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik me Maqedoninë për shkak të rëndësisë që ka Korridori 10, dhe traditës së zhvilluar të bashkëpunimit ekonomik me komunat fqinje në Maqedoni nga koha e ekzistencës së shtetit të përbashkët.

Halimi ka potencuar se zvogëlimi i bashkëpunimit ekonomik me këto komuna në Maqedoni, ka sjellë pasojat e drejtpërdrejta në ngushtimin e hapësirës për zhvillim dhe jetesë edhe të popullatës së komunave Preshevë e Bujanoc. Zvogëlimi i lirisë së qarkullimit, falimentimi i ndërmarrjeve shoqërore dhe ngushtimi i hapësirës për biznes, mungesa e vendkalimeve kufitare të vogla janë shkaktarët e gjendjes së rëndë ekonomike në rajon theksoi Halimi.

Me këtë rast, deputeti Halimi ka ripërsëritur pyetjen e vet se cila është arsyeja që Serbia nuk ka IPA Fonde të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar me Maqedoninë.

Ai ka shprehur keqardhjen për mungesën e fondeve të këtilla dhe projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar, përkundër faktit se në të kaluarën projekte të ngjashme të sponzoruara nga Këshilli Evropës kanë ekzistuar.

Mikroregjioni Gjilan – Kumanovë – Preshevë është shembull i mirë i këtyre projekteve ka potencuar Halimi, duke kërkuar angazhim më të madh të Qeverisë për zhvillim ekonomik të këtyre komunave, për të krijuar perspektivë për banorët e tyre.

Halimi poashtu ka potencuar se normalizimi i raporteve me Kosovën do të ndikojë në krijimin e atmosferës për biznes, në radhë të parë në Medvegjë, resursi kryesor i të cilës është Banja e Sijarinës.

Deputetet Riza Halimi dhe Shaip Kamberi gjithashtu kanë marrë pjesë në tryezën “ Dialogu i Brukselit dhe normalizimi i raporteve Kosove Serbi”, në Beograd për të cilin foli edhe Blerim Shala, koordinator i Kosovës për dialog dhe në mesin e shumë diplomatëve ishte i pranishëm edhe ambasadori shqiptar në Beograd Ilir Boçka.

Shala nënvizoi rëndësinë e madhe që ka dialogu për stabilitetin rajonal të Ballkanit Perëndimorë dhe njëkohësisht potencoi realitetin e pakthyeshëm në Kosovë me të cilin Serbia duhet të pajtohet.

Ne mesin e shume pyetjeve për  Blerim Shalën, deputeti Halimi shtroi domosdoshmërinë e trajtimit emergjent dhe serioz të çështjes së nostrifikimit të diplomave të Kosovës, por edhe zgjidhjen e problemit të teksteve shkollore që kanë mbetur në terminalin doganor në Preshevë./Titulli.com/

 

Pushteti në punë, asfaltin e shtron edhe ditën e shtunë (Foto)
Serbët gjunjëzohen para Rusisë, për lobim kundër Kosovës në UNESCO
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration