Pushteti në punë, asfaltin e shtron edhe ditën e shtunë (Foto)
Lokale

Pushteti në punë, asfaltin e shtron edhe ditën e shtunë (Foto)

03.Oct.2015 21:26
0
Vetëqeverisja lokale në Bujanoc sot ka filluar punimet në hedhjen e asfaltin në rrugën me një distancë prej 415 metrave.

Për këtë rrugë qarkore në fshatin Nesalcë, që lidhet me atë të Letovicës, nga buxheti i komunës janë ndarë 5.5 milion dinarë.

Kompania e kontraktuar për realizimin e këtij projekti është “Saba Bellça” nga Presheva, e cila edhe pse në këtë ditë pushimi të fundjavës, punimet po i kryen pandërprerë.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, përmes një postimi në rrjetin social facebook, asfaltimin e rrugës në fjalë e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm duke uruar banorët e fshatit Nesalcë.

Ai me këtë rast ka thënë se asfaltimi i kësaj rruge qarkore, jo vetëm se ka përmirësuar infrastrukturën në këtë vendbanim, por njëkohësisht lidhë Nasalcën me Letovicën dhe kështu lidhë dy komunat shqiptare Bujanocin me Preshevën.

Punimet e filluar të shtunën pritet që të përfundohen gjatë ditës së diel. Kryetari Arifi porositë qytetarët që për punën e bërë vlerësimet ti japin vet ata.

“Ne punojmë, ju vlerësoni”, thotë Arifi. /Titulli.com/

Pionierët e KF Tërnocit fitues të turneut (Foto)
Deputetët e Luginës: Fondet e BE-së për bashkëpunim ndërkufitar, çështja e diplomave dhe tekstet shkollore ndihmojnë zhvillimin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration