Premtimet e kandidatëve për kreun e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Lokale MDULS

Premtimet e kandidatëve për kreun e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

01.Nov.2018 22:05
0

Gjashtë shqiptarë nga parti të ndryshme politike  kanë mësyrë që të udhëheqin Këshillin Nacional Shqiptar në Serbi.

Këshilli merret ekskluzivisht me çështjet e shqiptarëve në Serbi, specifikisht, simbolet shqiptare, gjuhën dhe shkrimin shqip, arsimin dhe informimin.

Jeta në Kosovë ka mbledhur shumicën prej këtyre kandidatëve për të dëgjuar premtimet e tyre lidhur me përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Serbi përmes këtij këshilli.

Muharrem Salihu nga Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi tha se kësaj rradhe ky këshill duhet të udhëhiqet nga Komuna e Medvegjës.

“Unë dhe forumi institojmë që ti jepet mundësia Medvegjës që Këshilli Nacional të udhëhiqet nga Medvegja. Komuna e Medvegjës ka territor sa ka Bujanovci dhe Presheva bashkë”

Në anën tjetër,Arbër Pajaziti nga Alternativa për Ndryshim premtoi projekte konkrete në arsim dhe kulturë.

“Ne kemi paraparë që ta zhvillojmë arsimin përmes hartimit të planprogrameve në koordinim me botën tjetër shqiptare.Gjithashtu te kultura kemi paraparë që të formojmë një teatër, më shumë aktivitete kulturore. Kemi paraparë të formojmë një media qendër”, tha Pajaziti. 

Enver Mehmeti nga Partia Demokratike Shqiptare, tha se në kohën sa kjo parti ka udhëhequr me këshillin ka bërë punë që presin t’i vazhdojnë në këtë mandat.

“Kemi tentuar të sigurojmë tekste shkollore. Nga fusha e kulturës kemi qëllim që të formojmë një ent. T’i ndihmojmë procesit të bashkimit me Republikën e Kosovës”, tha Mehmeti.

Ragmi Mustaga nga Partia për Veprim Demokratik tha se është e rëndësishme që Lugina e Preshevës të shihet si një pjesë e pandashme e Kosovës.

“Ne duhet t’i kthehemi Këshillit Nacional Shqiptar si mekanizëm për ruajtjn e etnitetit tonë kombëtar, rrugëtimi jonë si një instuticioni i rrespektueshëm vendor dhe ndërkomëbtar, krijimi i një bashkëpunimi me instutitcionet e Republikës së Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Le të themi se KSHK nuk I referohet shqiptarëve si në Serbi sepse kjo po na bënë edhe një problem me tëpër , na jena shqiptarët e Preshevës, Bujanvocit dhe Medvegjës, jena shqiptarët e Luginës së Preshevës , Këshilli kryesisht merret me problemet eksluzive në këto qytete ndërkaq shqiptarët e Serbisë janë ata që janë në Beograd dhe punojnë”, tha ai.

Ndërkaq, Sali Salihu nga Partia Demokratike kërkoi avancimin e mediumeve dhe gazetarëve në zonën ku shtrin ndikimin ky këshill.

“…do të furnizojmë shkollat me mjete të punës si dhe një premtim të cilën e kemi në program është në fusën e arsimit do të sigurojmë një inspektor në arsim shqiptar në nivel republikan. Në do të avancojmë edhe fushën e gazetarisë vetëm për ata që dëshirojnë të bëhen gazetarë”, tha Salihu.

Të ftuarit në debat flasin për çështje të ndryshme që i preokupojnë shqiptarët në Serbi si për përdorimin e flamurit shqiptar në Serbi, furnizimin e nxënësve me libra shqip dhe përfaqësimin gjinor në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Bërnabiq: S’ka kompromis pa u diskutuar territoret
Përfundon fushata për Këshillin Kombëtar Shqiptar, fillon heshtja zgjedhore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration