Përfundon fushata për Këshillin Kombëtar Shqiptar, fillon heshtja zgjedhore
Lokale MDULS

Përfundon fushata për Këshillin Kombëtar Shqiptar, fillon heshtja zgjedhore

01.Nov.2018 22:37
0

Përfaqësuesit e listave shqiptare në Luginë të Preshevës kanë përfunduar fushatën parazgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar më 4 nëntor.

Subjektet kanë mbajtur një fushatë të qetë dhe informuese nëpër vendvotime të ndryshme të këtij rajoni ndërsa nga dita e premte 2 nëntor fillon heshtja zgjedhore, shkruan Titulli.com.

Kuvendi i përgjithshëm i këshillit Kombëtar Shqiptarë përbëhet prej 15 anëtarëve ndërsa për këto vende do të garojnë 6 lista shqiptare.

Këshilli Kombëtar Shqiptar është një institucion i themeluar në vitin 2010 për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit të simboleve kombëtare dhe përdorimit te shkrimit e gjuhës shqipe./Titulli.com/

Premtimet e kandidatëve për kreun e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration