Bërnabiq: S’ka kompromis pa u diskutuar territoret
Lokale

Bërnabiq: S’ka kompromis pa u diskutuar territoret

01.Nov.2018 21:40
0

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se kompromisi me Kosovën është zgjidhja e vetme për Serbinë dhe se sipas saj, vazhdimi i dialogut është i domosdoshëm.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë ditës së sotme ka thënë se zgjidhja e vetme në mes të Kosovës dhe Serbisë është arritja e një kompromisi dhe se sipas saj, vazhdimi i dialogut në mes të dyja vendeve është i domosdoshëm, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë për “BBC”-në, Bërnabiq ka thënë po ashtu se kompromisi është zgjidhja e vetme e mundshme në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe se kompromisi, sipas saj nuk mund të jetë pa u diskutuar edhe territori në mes të dyja vendeve.

Tutje Bërnabiq ka thënë se ky kompromis nënkupton që të dyja palët mund të marrin por edhe mund të humbin.

“Beogradi është gati për një kompromis. Kompromisi mund të prekë edhe territoret. Për të qenë plotësisht e sinqertë, mendoj se kompromisi nuk mund të jetë pa diskutim të territorit, por është vetëm mendimi im”, ka thënë Bërnabiq për “BBC”-në, transmeton lajmi.net.

Ajo theksoi se Kosova ka qenë gjithmonë dhe është pjesë e territorit të Serbisë dhe se të gjitha manastiret dhe kishat më të rëndësishme serbe janë në Kosovë.

Në këtë intervistë po ashtu Bërnabiq ka folur edhe për njohjen e Kosovës. Sipas saj, nuk është e vërtetë që kushti i vetëm i Bashkimit Evropian nuk është njohja e Kosovës pasi që sipas saj, janë pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, pra Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qiproja.

“Pra pavarësia e Kosovës nuk është kusht i domosdoshëm dhe pavarësia nuk është vënë në tavolinë si kusht i  vetëm”, theksoi Bërnabiq.

Sipas saj, ajo që është “në tryezë” është se duhet të arrihet një zgjidhje afatgjate dhe e qëndrueshme, pasi që BE-ja nuk dëshiron që të krijohen konflikte të ngrira dhe se me këtë, Bërnabiq është pajtuar plotësisht.

“Unë pajtohem me mendimin e BE-së sepse vendet kandidate nuk duhet të kenë konflikte të ngrira në territoret e tyre”, theksoi Bërnabiq.

Premtimet e kandidatëve për kreun e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration