Lokale
Pajaziti trajner i Gjilanit
Ish trajneri i klubit futbollistik Tërnoci, Sadat Pajaziti, zyrtarisht ka marrë timonin e skuadrës së Gjilanit. Tekniku Pajaziti ka zhvilluar takimin e parë me lojtarët të cilëve i ka shpalosur edhe objektivin kryesor, rikthimin e skuadrës në elitë.
Sadat Pajaziti tashmë ka mbajt seancën e parë stërvitore me futbollistët e Gjilani, përderisa ish trajneri Muharrem Sahiti është përshëndetur me lojtarët.
Klubi gjilanas ia ka besuar postin e të parit teknikut tërnocas pas largimit të papritur të Muharrem Sahitit, si pasojë e angazhimeve me përfaqësuesen e Kosovës.
Trajneri Pajaziti i njohur për sukseset e tij gjatë kohës sa drejtonte klubin futbollistik Tërnoci, është shpreh i gatshëm të marrë përsipër obligimet e dhëna nga kryesia e klubit, derisa shprehet i gatshëm ti përmbushë ato.
“Kam ardhur me një objektiv të qartë. Ju premtoj se do të krijojmë një ekip solid për staza të gjata dhe mbi të gjitha lojë të bukur që do të na shërben drejt realizimit të objektivave”, tha Sadat Pajaziti për “Sport Plus”, transmeton Titulli.
Megjithatë, tekniku u ka folur futbollistëve, duke iu treguar se çfarë kërkon nga ta.
“Nuk e kemi shkopin magjik që t’i rregullojmë punët për Superligë. U kam bërë me dije futbollistëve se elita nuk duhet të jetë obsesion për ta, me punë dhe angazhim do të arrihen të gjitha”, tha ndër të tjera Pajaziti./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!