Fillon heshtja zgjedhore
Lokale

Fillon heshtja zgjedhore

14.Mar.2014 00:01
0
Nga mesnata në Serbi ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë të diele. Për këtë garë në Komisionin Republikan Zgjedhor janë paraqitur 19 lista zgjedhore në bazë të kësaj radhitje:
  1.  “E Ardhmja në të cilën besojmë – Aleksandar Vuçiq”,
  2. Koalicionin rreth Partisë Socialiste Serbe – Ivica Daçiq,
  3. Partia Demokratike Serbe – Vojisllav Koshtunica,
  4. Koalicioni rreth Partisë Liberal Demokratike të Çedomir Jovanoviqit,
  5. “Koalicioni i hungarezëve të Vojvodinës – Ishtvan Pastor”,
  6. Partia Radikale Serbe – Dr. Vojisllav Sheshel,
  7. Regjionet e Bashkuara të Serbisë – Mllagjan Dinkiq,
  8. “Me Partinë Demokratike për Serbi Demokratike”,
  9. “Dveri” – Boshko Obradoviq,
  10. “SDA Sanxhak”-dr. Sulejman Uglanin,
  11. Koalicioni rreth Partisë së Re Demokratike të Boris Tadiq,
  12. “Serbia e tretë – për të gjithë njerësit e vyeshëm”,
  13. Partia Malazeze – Josip Broz,
  14.  “Lista e bashkësive kombëtare –BDZ-MPSZ-DZH-MRM-MEP-Emir Elfiq,
  15. “Mjaft ishte – Sasha Radulloviq”,
  16. “Koalicioni i qytetarëve i të gjithë popujve dhe kombësive (RDS-SDS)”,
  17. Grupi qytetarë “Fronti i patriotëve – Dr. Borisllav Pelleviq”,
  18. Partia Ruse – Sllobodan Nikolliq si dhe
  19. Partia për Veprim Demokratik – Riza Halimi.
Heshtja zgjedhore do të skadojë pas mbylljes së kutive të votimit në ditën e diel. Deri në atë kohë partitë pjesëmarrëse duhet të respektojnë heshtjen zgjedhore duke mos publikuar material propagandues në forma të ndryshme, ndërsa këtë heshtje duhet ta rrespektojnë edhe mediat, njofton Titulli. Vendvotimet do të hapen të dielën (më 16 mars) në orën 7:00 të mëngjesit ndërsa do të mbyllen në orën 20:00 ./Titulli.com/
Komuna e Bujanocit nis konkretizimin e çështjeve nga vizita e 27 shkurtit në Tiranë
Pajaziti trajner i Gjilanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration