Lokale
BIPBM hapë Këshillin e saj në Preshevë
Kryetar i Bashkësisë Islame të Serbisë (Reis-ul-ulema) Adem Zilkiq dhe Myftiu i BIPBM-së Nexhmedin Saqipi, njëherit dhe koordinator për lëndën fetare për Luginë të Preshevës, kanë qëndruar të mërkurën në Preshevë, në hapjen solemne të zyrave të (KBI-së) Këshillit të Bashkësisë Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë.
Në një ceremoni solemne Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), ka hapur zyrën e KBI-së në Preshevë, e cila do të drejtohet nga kryetari Granit Kamberi, me stafin e tij.
Siç njofton qendra për informim e BIPMB-së, gjatë kësaj ceremonie, prezantoi Kryetar i Bashkësisë Islame të Serbisë (Reis-ul-ulema) Adem Zilkiq dhe Myftiu i BIPBM-së Nexhmedin Saqipi, njëherit dhe koordinator për lëndën fetare për Luginë të Preshevës.
Hapjen solemne të zyrës e bëri kryetari i KBI-së në Preshevë, Granit Kamberi, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, fjalën e rastit ia dha mysafirit Adem ef. Zilkiq. Ai, me këtë rast tha se ndjehet i nderuar me praninë e tij në hapjen solemne të zyrës së BIPMB-së në Preshevë.
“Qëllimi ynë është që të shihemi më shpesh dhe të jemi më adekuat me mundësitë tona në zgjidhjen e problemeve për të gjithë besimtarët, por edhe popullatën shqiptare në përgjithësi, dhe kjo zyrë të shërbejë për të mirën e të gjithëve” tha mes tjerash Zilkiq.
Myftiu i BIPMB-së Nexhmedin Saqipi, fillimisht falënderoi All-llahun, i cili ua mundësoi hapjen e zyrës në fjalë në mënyrë që besimtarëve islamë t’i krijojmë kushte për punë, aktivitete dhe unitet, harmoni dhe shumë mundësi dhe kërkesa tjera t’i realizojmë në mënyrë institucionale.
“Hapja e zyrës në Komunën e Preshevës dhe ajo në Komunën e Bujanocit janë mundësi e mirë për besimtarët islamë, që problemet e tyre fetare por edhe kombëtare t’i zgjidhin në mënyrë institucionale”, tha Saqipi.
Ai, po ashtu foli edhe për lëndën e mësimit fetar Islam në Luginë “Lënda e mësimit fetarë në Luginë është në rrugën e duhur, por gjithsesi duhet të punohet edhe më tej në në këtë drejtim që ta avancojmë edhe më shumë kuadra të reja”, u shpreh Saqipi.
Ndërkohë Kryetar i Bashkësisë Islame të Serbisë (Reis-ul-ulema)Adem Ziliç dhe Myftiu i BIPBM-së Nexhmedin Saqipi, njëherit dhe koordinator për lëndën fetare për Luginë të Preshevës vizituan edhe shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, ku i priti drejtoresha e shkollës Besa Sahiti me kolegjiumin e saj.
Gjithashtu, ata vizituan edhe shkollën fillore “Selami Hallaqi” në Rahovicë, duke vazhduar vizitat në Xhaminë “Ebu Bekër Es-Sidik “ në Preshevë, ndërkohë Reisi Adem Zilkiq, vizitën e tij e përfundoi në RTV “Presheva“, në një emision special për shikuesit e Luginës. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!