Në takimin Nishani-Vuçiq në Tiranë u fol edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka pritur në një takim të veçantë, Kryeministrin e Republikës së Serbisë, Aleksander Vuçiç, në muajin Maj të vitit 2016.Presidenti Nishani patë vlerësuar zhvillimin e kësaj vizite zyrtare si shumë të rëndësishme dhe si shprehje konkrete e vullnetit për vendosjen e urave të komunikimit mes dy vendeve, por edhe të mirëkuptimit më të mirë mes qytetarëve shqiptarë dhe atyre serbë.
Duke u ndalur tek të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Presidenti Nishani kërkoi nga Vuçiq një kujdes dhe mbështetje më të madhe nga ana e qeverisë, veçanërisht zbatimin sa më parë të angazhimeve të mara sa i përket aspektit ekonomik, shoqëror dhe shëndetësor të tyre.
Gjithashtu gjatë takimit kokë më kokë Nishani-Vuçiq kanë folur edhe për nënshkrimin e Marrëveshjes për Njohjen Reciproke të Diplomave të realizohej gjatë kësaj vizite, për të dhënë një mesazh më të drejtpërdrejtë të vullnetit pozitiv për t’i çuar përpara marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe në respekt të premtimeve dhe angazhimeve që i japim njëri-tjetrit./Titulli.com/