Nishani po vjen, Bujanoci dhe Presheva mikëpret vëllazërisht
Lokale

Nishani po vjen, Bujanoci dhe Presheva mikëpret vëllazërisht

06.Mar.2017 12:19
0
Presidenti shqiptarë, Bujar Nishani të Martën më 7 Mars do të vizitojë komunën e Bujanocit dhe Preshevës për herë të parë në historinë e qeverisjes së këtyre komune nga shqiptarët, shkruan Titulli.com.

Nishani fillimisht në orën 12:00 do të mikëpritet në sheshin kryesorë të Bujanocit, duke vazhduar pastaj takimin me përfaqësuesit politik dhe institucional të Luginës së Preshevës në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit.

Vizita e Nishanit përfshinë edhe takimin me nxënësit, mësuesit në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc dhe do të jetë pjesëmarrës në programin kulturorë që është organizuar në një restorant në Bujanoc.

Bujar Nishani do të jetë prezentë edhe në komunën e Preshevës në orën 15:30 i cili do të nderojë mësuesit në një program të organizuar nga shtëpia e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.

Kjo është vizita historike e Presidentit, Bujar Nishani pas nismave të reja të komunikimit zyrtarë mes Shqipërisë dhe Serbisë në përmirësimin e raporteve të bashkëpunimit mes dy shteteve që mundë të ndikojë edhe në përmirësimin e pozitës shqiptare në këtë rajon./Titulli.com/

Presheva trajnim për reagimin në situatat kritike dhe fiton grantin prej 10 mijë dollarëve
Në takimin Nishani-Vuçiq në Tiranë u fol edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration