Numër rekord: Rreth 7.000 emigrantë mbërrijnë në Preshevë
Brenda 24 orëve të fundit, përmes Qendrës për pranim në Preshevë kanë kaluar 7.000 emigrantë, që është një numër rekord.Emigrantët po vijnë përmes Maqedonisë në grupe më të mëdha, ndërsa më së shumti ka nga Siria, Afganistani dhe Iraku, njofton televizioni publik i Serbisë, transmeton Titulli.com.
Për momentin në Preshevë po presin për regjistrim rreth 4.000 të ikur nga Lindja e Mesme.
Regjistrimi është i obligueshëm dhe gjithnjë e më shumë po rritet numri i personelit në Qendrën për pranim, në mënyrë që të gjithë emigrantët, në kohën më të shkurt të fitojnë dokumentet, ushqimin dhe ndihmën mjekësore.
Ekipet e Kryqit të Kuq në Preshevë dje dhe sot kanë shpërndarë rreth 3.000 mushama për mbrojtje nga shiu dhe po aq ushqim.
Megjithatë vërehet mungesë e rrobave të trasha dhe këpucëve, para së gjithash për fëmijë. /Titulli.com/