Arifi dhe Mustafa në Washington, takime me zyrtarë të lartë (Foto)
Lokale

Arifi dhe Mustafa në Washington, takime me zyrtarë të lartë (Foto)

09.Oct.2015 19:54
0
Dy kryetarët e komunave të Luginës sot kanë zhvilluar takime me zyrtarë vendas dhe diplomat në vizitën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe i Preshevës - Ragmi Mustafa, kanë qëndruar në Zyrën për Çështje të Evropës Jug-Qendrore.

Siç njofton Arifi përmes profilit të tij në facebook, takimi në këtë zyrë është zhvilluar me Thomas Yazdgerdi, drejtor i Zyrës.

Një takim të ndarë delegacioni nga Lugina e ka zhvilluar edhe me ambasadoren e Shqipërisë në Washington, Floreta Faber.

Gjatë bisedave të zhvilluara Arifi dhe Mustafa kanë njoftuar zyrtarët me situatën në Luginë të Preshevës, kërkesat e shqiptarëve, ndihmën e SHBA-së për popullatën në këtë rajon duke kërkuar një zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme për këtë rajon.

Dy kryetarët e komunave ditëve në vijim në agjendë kanë edhe takime me kongresistët amerikanë.

Delegacioni nga Lugina në SHBA po qëndron me ftesë të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane. /Titulli.com/

Numër rekord: Rreth 7.000 emigrantë mbërrijnë në Preshevë
Mbi 11 milion euro për tri pikëkalimet kufitare Kosovë- Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration