Njohja e diplomave diskutohet me ambasadorin shqiptar në Beograd, Ilir Boçka
Kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka dhe bashkëpunëtorin e tij Virgjil Muçi."Gjatë këtij takimi shumë vëllazëror kryetarja Sinani me ambasadorin Boçka dhe Muçi diskutuan problematikat me të cilat po përballen më së shumti qytetarët e komunës së Preshevës tash e sa kohë", thuhet në njoftimin e PVD-së.
Sipas këtij njoftmi të drejtat shqiptarëve në Luginë të Preshevës, njohja e diplomave, tekstet mësimore si dhe integrimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucionet shtetërore e publike të Serbisë ishte temë diskutimi./Titulli.com/