Konkurs për ndërmarrje të vogla nga fonde evropiane, informacione në zyrën Bujanoc
Lokale

Konkurs për ndërmarrje të vogla nga fonde evropiane, informacione në zyrën Bujanoc

28.May.2018 09:46
0
Bashkimi Evropian përmes programit për zhvillim lokal në Serbi ka ndarë 4.5 milion euro për të gjithë ndërmarrësit me ndërmarrjet vogla dhe mikro ndërmarrjet.

Të drejtë të aplikimit në këtë konkurs kanë të gjithë ndërmarrësit e mikro ndërmarrjeve si dhe atyre të vogla të cilat merren me prodhim dhe ofrimin e shërbimeve të teknologjisë informative , shkruan Titulli.com.

Shefi i delegacionit Evropian në Serbi, Sem Fabrici bëri thirrje që organet e vetëqeverisjes lokale dhe të ndërmarrësve të marrin pjesë aktive në realizimin e e progframit “EU PRO”.

Fabrici tha se nëpërmjet këtij programi do të përfshihen 99 nga 174 vetëqeverisjet lokale në Serbi të cilat do të bëjnë zhvillimin e infrastrukturës si dhe zhvillimin e konkurencës në ekonomitë lokale.

“Mikro dhe ndërmarrjet e vogla janë baza e ekonomisë evropiane dhe e Serbisë, kanë rëndësi të veçantë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin ekonomik. Programin të cilin e kemi bërë publik në vlerë prej 4.5 milion eurove u është drejtuar pikërisht atyre në mënyrë që të zhvillojnë punën e tyre dhe të jenë përgjegjës për shoqërinë ku ata jetojnë” u shpreh Sem Fabrici, transmeton titulli.com.

Kushtet dhe afatet e aplikimit në programin “EU PRO” mund ti gjeni në linkun në vazhdim:

Për çdo informacion shtesë mund t'i drejtoheni Zyrës për zhvillim ekonomik lokal në Bujanoc.

Ndiqeni linqet më poshtë:

Radio spoti: https://youtu.be/Zt_hIhou390
TV spoti: https://www.youtube.com/watch?v=cUy6tZuW7q0
I bashkangjitur është edhe baneri i cili çon në: www.eupro.org.rs

Njohja e diplomave diskutohet me ambasadorin shqiptar në Beograd, Ilir Boçka
Arifi "kërcënon" Bujanocin: "Popllava" do ta vërshoj edhe Shaip Kamberin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration