Nisë asfaltimi në Turi, udhëheqësia e kënaqur me punimet (foto)
Lokale

Nisë asfaltimi në Turi, udhëheqësia e kënaqur me punimet (foto)

21.Jul.2014 14:31
0
Në fshatin Turi të komunës së Bujanocit, pas fazës së përgatitjes, sot ka nisur edhe faza finale, ajo për asfaltimin e rrugëve të fshatit.

Asfalti ka filluar të shtrohet rrugës kryesore për të vazhduar më pas edhe nëpër rrugët dytësore të këtij vendbanimi shqiptarë.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Turi, Shefket Ibishi me këtë rast i ka thënë portalit informativ Titulli se tani jemi të kënaqur me punimet.

“Me marrëveshjen e re jemi të kënaqur edhe pse më herët pak ishim të zemëruar. Rruga tani është duke u punuar sipas marrëveshjes”, theksoi kryetari Ibishi, duke nënvizuar se tani kanë gjet gjuhë të përbashkët me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin dhe drejtorin e Drejtoratit për Ndërtim Agim Halitin.

Kryetari i komunës dhe drejtori i Drejtoratit për Ndërtim sot kanë qëndruar në fshatin Turi për të parë nga afër punimet për asfaltimin e rrugëve të këtij vendbanimi.

Më herët gjatë këtij muaji disa banorë të fshatit të përkrahur edhe nga kryetari i Bashkësisë Lokale të Turisë kishin penguar ndërmarrjen e rrugëve për vazhdimin e punimeve, pasi sipas tyre nuk po respektohej marrëveshja.

Ata pretendonin se po shtroheshin rrugët që nuk ishin paraparë më herët duke anashkaluar ato kryesoret. Pas negocimit erdhi deri te gjetja e një marrëveshje e cila tashmë kënaqë të dyja palët./Titulli.com/

Aksion për t'i ndërtuar shtëpinë familjes Musliu nga Bujanoci (video)
Studentët e Luginës (nuk)duan të studiojnë në Gjilan!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration